• |
ide | kryesore

Lind foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi

-Instant, Lajme, Të fundit



Është zbuluar foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në janar kur një punonjëse spitali në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lindi vajzë. Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna kur ishte 36-javëshe shtatzënë. Tri javë më pas ajo solli në jetë vogëlushen, të cilës iu mor një kampion gjaku.

Sipas mediave amerikane, njoftohet se kjo është e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve, që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”. Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes, përmes kordonit të kërthizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *