• |
ide | kryesore

Meta letër KQZ-së dhe institucioneve të tjera: Mazhoranca po minon pluralizmin

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar sot me një letër KQZ-së dhe Kuvendit, ku denoncon tentativat e mazhorancës dhe Bashkisë Tiranë për cënimin e veprimtarisë sëopozitës, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, bëjnë me dije burime pranë KQZ-së, shkruan BalkanWeb.com.

Referuar të njëjtave burime, në këtë letër, Kreu i Shtetit shprehet se situata parazgjedhore është cënuar rëndë, duke ju referuar situatës tërësisht të paligjshme, që ndodhi pak ditë më parë në selinë e FRD.

“Siç dhe jeni njohur me zhvillimet e fundit, përmes medias së shkruar, elektronike dhe vizive, situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, është cenuar rëndë.

Përpos faktit të pasqyrimit në media të zhvillimeve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, si President i Republikës, më duhet t`ju bëj dije mbi një situatë tërësisht të paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike, forcë politike kjo e cila u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë”, – mësohet të jetë shprehur Meta në këtë letër.

Sipas Kreut të Shtetit: “Ky sulm, që u organizua dhe ekzekutua vetëm pak ditë më parë, në datën 12 mars 2021, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të FRD-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që do të duhet të shoqërojë situatën, para, gjatë, dhe pas zgjedhore.

Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”, – mësohet të jetë shprehur Presidenti Meta në këtë letër, sipas të njëjtave burime.



7 Comments

  1. kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet krah Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.

  2. Shkau fare. Tani te erdhen trut o gomar.
    Tani qe u binde qe partia jote nuk egziston me. Tani te erdhi mendja. S ta ka fajin njeri keshtu eshte kur ja kalon partin gruas.
    Rama gjeti dhe beri, dhe me e keqia eshte se nuk ke per cfar ta akuzosh. Tu kthye puna e kaq viteve mbrapsh. Doje te haje nga te dyja partit dhe ja arrite deri diku.
    Po rama kishte plan, dhe ta futi.

  3. po e ben gati alibin ky. po nuk fitova jan vjeshur, po fitova ne rregull. qe te mendoj se robt nuk e votojn, nuk eshte opsion.

  4. Tani ka ngelur si peshku pa uje. Nuk di cfare kerkon. Kerkesat e presidentit jane absurde. Ky rol mund ti shkonte Lul Bashes, si kreu opozites. Po ky ne emer te kujt flet?!
    Krijon insinuata, krijon tension artificial, vetem e vetem per te bere gjullurdi.
    Shfaqet i trembur i shperfytyruar si asnjehere me pare. Ngujohet ne presidence e kushedi cfare makthesh dhe endra te keqija shikon.
    Rri ne presidence se mendon qe i jep imunitet, se per ndryshe do ishte kryetar i LSI ne opozite.
    Kjo do ishte vertet me burrerore, me e drejtperdrejt.

  5. e ca zgjidh kjo?! shqipot rrumpall duan ndaj keni shkatruar cdo gje ne 30 vjet si lidera rrumpall te nje vendi dhe populli rrumpall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *