• |
ide | kryesore

Ndjesë për djegien e mandateve, Kryemadhi: Mu bë qejfi që u rikthye dashuria e Luanit me Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar ndjesën e nënkryetarit Luan Rama ndaj presidentit Ilir Meta për djegien e mandateve. E ftuar në emisionin ‘Ilva Now’, ajo tha se vendimi është marrë nga strukturat e LSI si kryesia dhe Komiteti Drejtues dhe se nuk kthehej më pas. Djegia e mandateve sipas Kryemadhit tregoi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe zhbëri propagandën e saj.

“Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam komunikuar as sot me Luan Ramën, por ajo që e thatë më parë, më morën shumë gazetarë në mëngjes dhe më thanë ka ndodhur kjo, thashë se mu bëka qejfi që qenka rikthyer dashuria e Ilir Metës me Luan Ramën dhe qenka nga dashuria që kanë socialistët që kanë në qarkun e Vlorës për Luan Ramën dhe janë në një vrull të jashtëzakonshëm për ta mbështetur atë dhe ndoshta përjashtimi i Dritan Lelit ka krijur këtë situatë emocionale.

Më mirë të flasin njerëzit se sa të mos flasin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të shkojnë të votojnë për atë që është më e rëndësishme për ta. Nuk është e rëndësishme për ta që 17 nga 19 mandatet e LSI-së të mos merrnin rrogën, por është shumë e rëndësishme për ta që ata të kuptojnë se opozita nuk ishte palë – tha ajo.

Por a është penduar Kryemadhi për djegien e mandateve?

“Nuk jam e penduar, pasi djegia e mandateve i dha shansin dhe mundësinë për ti treguar dhe opinionit publik që LSI nuk është ajo që u kanë ofruar mediat dhe partitë e tjera, është komplet ndryshe nga ajo ç’ka të tjerët kanë parë mediatikisht” – tha kryetarja e LSI.



7 Comments

  1. Te shohim a do pendohesh ne 26 prrill.
    Ti moj putan e shkatrove partin. Kam qen anatar i asaj partie deri ne 2018. Dhe e njoh me themel. Kush ka qen e kush eshte ne brendesi i di shume mire se si funksionojn gjerat. Cdo gje eshte interes, jo se dhe te dy partit e medha nuk ka interes. Po te pakten te ato parti kan ngel ca njerez me ideale. Kurse te lsi ideali i vetem eshte vjedhja favorizimi brrylat dhe degjenerimi. Kam pare e degjuar gjera qe nuk do i besoja po te mi thonin te tjer. Dhe kur zullumi behet i madh eshte normale qe vjen dhe fundi. Kesaj partie po i vjen dhe eshte shume afer.

    1. Ik more kar me nyje nqs qenka parti interesi pse dogji mandatet dhe nuk mori pjesë në votimet e pushtetit lokal?

  2. Bravo Mona. Shume interesante kjo deklarate.
    Sa here del aq me shume e ve ne pikepyetje sa inteligjente je. Te le me goje hapur e vesh ngritur me ate qe thua. Jeni bere qesharak si cift. Beni si te ndare, si te pavarur politikisht.
    Dmth e neveritshme e turpshme kjo situate.
    Dhe hyni ne zgjedhje per te fituar!
    Qe te fitosh me zgjedhje dihet te frymezosh, te inspirosh, te kesh program dhe te jesh figure e paster. Nuk di ca prisni ju, per mbeteni familja me e diskredituar dhe e korruptuar ne kete vend.

  3. Kur Meta te iki nga president dhe konkuroj per kryetar te LSI, kush e di sa e forte do jete gara Kryemadhi-Meta.

  4. Lsi-stet jane socialiste qe u ka ngulur hatri. Premtoju ndonje kocke dhe pa nje pa dy shpallin kalimin te ps. Se si do beje pd me keta nese vjen ne pushtet????

  5. E vërtetë është.Djegia e mandateve tregoi që Rama ishte gënjeshtar.Akuzoi Lsi dhe ministrat e saj oë vjedhje.Koha tregoi që asnjë ministër përveç Kokës ishin mbleksur në vjedhje dhe për këtë arësye se dogji mandatin.Dhe Rama pastaj i ra pilafit(vjedhjes) mirë pas 2017.Prandaj djegia e nxori Ramën lakuriq.Gjë e ka profesion lakuriqësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *