• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron masa më të rrepta anti-Covid pas takimeve të Bashës nëpër qytete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama sulmoi nga Fieri Lulzim Bashën për takimet elektorale në disa qytete dhe grumbullimet referuar pandemisë.

Nga takimi me kandidatët në Apollonia Rama paralajmëroi masa më të rrepta duke theksuar se nuk ka preferuar të ndëshkojë ekonominë por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.


“Nga ana tjetër të mos ushqehemi me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta marrin ndonjë votë më shumë. Është komplet absurde dhe realisht dëm i madh. Paralelisht me vaksinimin, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa. Ne nuk kemi preferuar që të ndëshkojmë ekonominë por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.
Duhet realisht që të marrim një vendim të qartë të gjithë bashkë. Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzisht që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq. Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan. Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.

10 Comments

  1. Ti ve kufizime , por problemi eshte tek keshillat qe te jep Komiteti apolitik shendetesor i kryesuar nga zv.ministresha apolitike, bije spiuni dhe nuse ne shtepi te ktimineleve, me nenkryetare Najada flokekuqjen e cila u pasurua ne kete kohe pandemije. Apo te ka hyre frika ne palce nga ajo qe te pret dhe do me cdo kusht ta ndalesh ortekun qe po te ve prpara dhe po te con ne dere te burgut?

    1. Hasano… Mund te thoni cfar te doni.
      Po asnje nuk mund te thot qe ps ka me pak popull se pd. Kete nuk e thot dot as sala.

      1. Fatkeqesisht kjo qe thua eshte e vertete. Arsyeja eshte sepse shumica vazhdojne te jene KOMUNISTE ( jo socialist) qe akoma adhurojne Enverin, ushqimet me tallona, radhen e qumeshtit, shokun Gramoz, aksionet vullnetare ne ndertim bunkeresh dhe urrejne veriun (meqenese Sala ishte Tropojan) dhe ju prishi parajsen sunduese e sllaveruese te nje klase karshi nje klase tjeter.

  2. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës’ dhe prandaj quhet Juridiku i Plepave. Në shkollë hynë 1216 militantë, që për 6 muaj dolën juristë dhe pushtuan Gjykatat. Pas 25 vjet kur nisi Reforma në Drejtësi, duken gjyqtarët e Plepave që i kanë vënë flakën Drejtësisë. Sipas statistikave nga numri i dosjeve në gjykata, afërsisht çdo shtetas ndodhet në tre konflikte gjyqësore. Prej 6 vjetësh, që nga viti 2015, Reforma në Drejtësi ka përdorur lavatriçet më të fuqishme të ‘zhavorrit’, por nuk ka mundur të lajë gjykatësit e vendit deri në pikën që të gjejë aq gjykatës ose prokurorë të pa ndotur prej Gjykatës së Parë. Gjykatësit e Parë mbrojtjen fajtorët e Gërdecit dhe akuzuan viktimat; mbrojtën qeverinë që sulmoi me armë kundër popullit në vitin 1997, autorët e vrasjes së Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Shkëlqim e Halil Haklaj, etj.Lexojeni mire cfare ka shkruar lapsi o byrektore te byrektores se pd

  3. Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

    Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

    Pirro: Thëllëza

    Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

    Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien. Lulzim salih basha alias enver

  4. Sterre ju shkofte jeta o komunista prodhime incesti. E keni bo Tironen si palestina, ulerasin ambulancat nga mengjesi ne darke. Ju doni vetem alarme o moterqira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu