• |
ide | kryesore

Tjetër humbje nga bluzat e bardha, ndërron jetë infermierja nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha është shënuar këtë të mërkurë. Nga kolegët është ndarë lajmi për ndarjen nga jeta të infermieres 59-vjeçare nga Lushnja, Nurie Bace. Urdhri i Infermierit, ku nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të 59-vjeçares dhe e vlerëson atë për punën e bërë me profesionalizëm e virtyte të larta njerëzore.

“Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *