• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea i Tuchel nuk gabon asgjë, Atletico del jashtë: Lazio ‘ngrin’ në dëborën e Mynihut

-Instant, F1, Sport, Video



Chelsea e Bayern Mynih janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara në cerekfinalet e Champions League, pas dy fitoreve të tjera, këtë herë në shtëpi, kundër Atletico Madrid e Lazios.

CHELSEA – ATLETICO MADRID 2-0
Pas 0-1 në ndeshjen e parë, Chelsea përsëriti suksesin në Stamford Bridge, duke mundur Atletico Madrid 2-0 dhe duke hyrë në 8 skuadrat më të mira në Evropë. Ziyech zhbllokoi në minutën e 34′ me një devijim të lehtë në rrjetë; Emerson Palmieri mbylli llogaritë në kohën shtesë. Rezultati i 14 pozitiv radhazi në ndeshjet zyrtare për Blues, të cilët qëndrojnë të pamposhtur në Evropë dhe fluturojnë për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Chelsea, pa Jorginho, Mount, Thiago Silva e Abraham, luajti një ndeshje dominuese. Në minutën e 19’ Werner pengohet me Ziyech, duke ndjekur krosimin e James nga e djathta dhe goditja e tij përfundon jashtë. Formacioni i Tuchel vazhdon të shtyjë dhe, pas gabimit të Koke, i dha topin James që goditi mbi traversën e portës së mbrojtur nga Oblak. Anglezët morën avantazhin në minutën e 34′, me Werner që shërbeu për Ziyech, që nuk goditi në mënyrë të përkryer, por mjaftueshëm sa për të mposhtur Oblak. Chelsea gati dyfishoi në pjesën e dytë në diagonalen e Werner të devijuar në shtyllën e afërt nga Oblak. Gjermani është në formë të shkëlqyer: në minutën e 62-të sulmuesi i shmanget Gimenez por gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Në shtesë, pas një mundësie të Joao Felix që u grushtua nga portieri, Emerson Palmieri (i cili hyri në fushë një minutë më parë) shënoi golin e dytë në kundërsulm, i shërbyer nga Pulisic. Chelsea vazhdon në Champions League mbetet i pamposhtur në këtë edicion, si dhe në të gjitha 14 ndeshjet e fundit zyrtare. Simeone i jep lamtumirën kompeticionit para kohe dhe tani do të synojë gjithçka në La Liga.


BAYERN MYNIH – LAZIO 2-1
Asgjë e papritur pas 1-4 në Olimpico të ndeshjen e parë, por Lazio në Allianz Arena dështoi në takim me provën e krenarisë, kundër super kampionëve të Bayern. Shumë i ngadalshëm ritmi për të shqetësuar bavarezët, modest intensiteti i ekipit të Simone Inzaghi, që u shfaq në një farë mënyre i dorëhequr që nga zgjedhje e bëra në formacionin titullar me Muriqi dhe Escalante, nga fillimi. Një sfidë – ajo nën reshjet e lehta të dëborës në Mynih – që nuk pati kurrëfarë beteje, e dorëzuar në zotërimin e topit të Bayern, me tentativa për tu nisur në kundërsulm duke shfrytëzuar spndet e kosovarit, gjë që pothuaj nuk ndodhi kurrë. Bayern u kujdes për pjesën tjetër dhe gjeti avantazhin me penalltinë e Lewandowskit në minutën e 33’, pas një kapje naive të Muriqi ndaj Goretzka, në zhvillimin e një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, skenari i ndeshjes nuk ndryshoi me Lazio gjithmonë duke pritur bavarezët. Bayern shkoi pranë dyfishimit me shtllën që shpëtoi Reinan nga dygolëshi i polakut, por portieri lacial nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Choupo -Moting, disa minuta pas hyrjes së tij në fushë. Në fund Lazio shënoi golin e flamurit me Parolon, në zhvillimin e një goditje të lirë nga Pereira.



CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
Bayern Munich 2 – 1 Lazio
Chelsea 2 – 0 Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *