• |
ide | kryesore

Hipokrizia e Bashës me Reformën në Drejtësi

-Instant, 1, Ide

E para mund të jetë lapsus apo rastësi, por kur përsëritet nuk është më e tillë. Lulzim Basha e ka kapërcyer hendekun e dyshimit teksa përsëriti sot, se nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit, qeveria e tij nuk do të fusë duart në Reformën në Drejtësi. Se çfarë kërkonte të thoshte me këtë thirrje, që politika të qëndrojë larg nga pjella e treshes Rama- Lu- Vlahutin, lideri demokrat e shpjegoi rreth një muaj më parë në një intervistë për News 24. Aty ai u zotua se, me ardhjen e demokratëve në pushtet, kjo reformë “do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve”. 


Lexo më tej:


Basha: Unë dhe qeveria e PD do t’i mbajmë duart larg Reformës në Drejtësi

Duke dëgjuar këto deklarata të shefit të opozitës në prag të zgjedhjeve, të lindin disa pyetje themelore: A ka nevojë reforma në drejtësi thjesht të përshpejtohet, apo mos vallë ajo duhet përmbysur tërësisht? A garantohet suksesi i saj thjesht duke mos futur duart partitë, apo ajo ka nevojë për një qilizëm rrënjësor? A rregullohet me arnime, apo duhet flakur tej?

Hamendësimet e mësipërme më shumë i ngjajnë pyetjeve retorike. Kushdo që e ka studiuar sadopak këtë gërmadhë, që fut ujë nga të gjitha anët, është i qartë. Ajo që dikur na u shtit si shpresa euro- amerikane për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri, tani ka rezultuar një dështim i madh.

Falë saj, ne kemi një Gjykatë Kushtetuese gjysmake, ku, sipas komisionit të Venecias shumica e emërimeve janë  bërë në kundërshtim me ligjin. Ne sot vërtet kemi SPAK, por sukseset e vetme të tij janë arrestimi i atyre që kanë ndërruarr jetë dhe varrosja e dosjeve për vjedhjen e votave. Pas shtatë vitesh, nuk kemi ende asnjë vendim të rëndësishëm nga Gjykata e Lartë.

Të gjitha institucionet, pa përjashtim, janë formuar me vonesa të llahtarshme dhe kanë qenë të detyruara të bëjnë kompromise me kriteret e vendosura për t’u ngritur në këmbë. Në arkitekturën e kësaj ngrehine, që do të hapte një epokë të re në demokracinë shqiptare, nuk ka arritur të depërtojë asnjë personalitet i diplomuar në mënyrë ekselente në universitetet e perëndimit, apo qoftë dhe ndonjëri prej atyre juristëve të sprovuar që kanë shërbyer në Gjykatën e Strasburgut. Nga mënyra se si është konceptuar, ajo ka përzgjedhur vetëm njerëz servilë e pa personalitet, që do i shërbenin pushtetit që e krijoi dhe çdo pushteti të ardhshëm nesër. 

Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

Pikërisht për këto arsye, Brukseli e ka ndaluar eksportimin e eksperimentit shqiptar në vendet e tjera të ish lindjes komuniste, ndërsa sondazhe kredibël flasin për një rënie të theksuar të  besueshmërisë së publikut shqiptar për atë reformë që dikur u pa si shpresë.

Natyrisht, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Ndonëse jo me të njëjtin nerv dhe argumentim ligjor si presidenti Meta, edhe njerëzit e tij, nga selia e PD, i kanë vënë në dukje këto dështime spektakolare. Nga analizat e forta të shtypit kritik me qeverinë, nga fokus grupet e zhvilluara para fushatës zgjedhore, ai e di se në tërësinë e vet, populli opozitar, as e merr seriozisht, as nuk beson se mishmashi i krijuar me fonde perëndimore dhe me implikimin e marifetçinjve rilindas, do të pjellë ndonjë herë drejtësi.

Sondazhi/ 63% nuk besojnë te Vettingu. Ç’lojë po luan Soros?

Ndaj premtimet e Bashës se po fitoi, ai nuk do të fusë duart në këtë çorbë dhe se do ta çojë me shpejtësi përpara atë, janë hipokrite. Natyrisht, qëllimi i këtyre deklaratave është lehtësisht i lexueshëm. Së pari ai tenton t’u përgjigjet sulmeve të Ramës se kundërshtarët e tij tremben nga drejtësia e re dhe prandaj duan ta sabotojnë atë. Mbi të gjitha, duke folur kështu, ai tenton të garantojë faktorin ndërkombëtar, që ka shpenzuar aq shumë para në këtë katastrofë, sa do ta çojë atë përpara me çdo çmim.

Por, pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse lideri i një force opozitare që premton ndryshim, nuk e ka luksin të bëjë deklarata të cilave nuk u beson as vetë. Ai nuk mund të takticizojë me një çështje kaq madhore. Ai nuk mund të pretendojë se, vetëm duke e përshpejtuar, karakatina që gatuan Xhafaj dhe Manja mund të ringjallet. 

Nëse e bën këtë thjesht si kundërpërgjigje ndaj Ramës dhe si garanci për ndërkombëtarët, ai del një mashtrues që mund të sillet njësoj me çdo gjë që artikullon gjatë kësaj fushate.

Pasi e vërteta është se Reforma në Drejtësi duhet përmbysur e tëra, nëse duhet që realisht t’u shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm pushtetit të ri, njësoj siç bëri me paraardhësin.

©Lapsi.al

38 Comments

  1. E gjitha eshte loje . Kete drejtesi deshen dhe kete drejtesi moren . Sa here qe do jene ne pushtet do jen te paprekshem dhe sa here do jen ne opozite do humbin gjithçka . Thjesht nje rrotacion per qejf te karit te tyre dhe stanjacion per bythet e fukarait . pa relolucion ky vend nuk ka te ardhme.

  2. Ky edhte nje projekt amerikan. Rezultati nuk eshte i qarte por me keq se c’ishte nuk mund te behet. Basha po siguron ambasadoren se nuk do ti nderhyje ne kete projekt. C’te keqe ka ketu?
    Mos doni qe Basha te thote se me te ardhur ne pushtet do ti ve kazmen? Kjo do ishte idiotizem.
    Pergjithesisht analizat e Bushatit jane llogjike, kjo e sotmja le per te deshiruar.

  3. Në 2005 pati arrestime të një numri të konsiderueshëm bandash dhe grupesh kriminale, me sistemin gjyqësor partiak të PS të atëhershëm në fuqi dhe kryesisht me policinë që më përpara ka qenë e përfshirë në grupe kriminale. Si u arrit kjo? Me vullnet politik, as nuk duhej të shkallmohej sistemi e as të ndërroheshin të gjithë brënda natës.

    E njëjta vlen dhe në 2021, nëse ekziston vullneti politik nuk ka rëndesi se kush militant i kujt partie është vendosur aty dhe se çfarë organike është bërë ç’reforma, do i binden ligjit dhe vullnetit politik për ta respektuar dhe zbatuar atë, pasi nuk do kenë më mbrojtjen e partisë që i vuri aty.
    “Faji është i sistemit dhe jo i njerzëve” është një nga alibite që ka përdorur Rama dhe rilindja që në krye të herës për të justifikuar kapjen e drejtësisë dhe për ti siguruar vetes amnisti penale.

    Basha dhe opozita momentalisht janë duke bërë gjënë e duhur që nuk përzihen dhe ngatërrohen me atë çorbë të helmatisur, kemi mbi 3 vite pa gjykata, i ka dhënë të gjitha provat që është vegël partiake dhe krah ligjor i Ramës. Opozita mund të zhbëjë ndryshimet dhe ndërhyrjet që ka bërë Uliksi dhe Pioneri njëanërisht për të vënë militantët dhe besnikët, por ndërhyrje tjera në këtë ç’reformë do kërkojnë kohë dhe mund ta çojnë vendin në kolaps përpara Strasburgut.
    Ndërkombetarët janë më shumë si suvenir dhe sillen si mediat, mbështesin këdo që është në pushtet.
    Nëse Rama dhe rilindja kanë vendosur militantë dhe njerëz jo të kualifikuar e të korruptuar, mund ti nxjerrin dosjet e parregullsitë dhe sistemi vetpastrohet nga këta individë, si dhe mund tu kërkojë llogari për mosveprimet dhe keqperdorimet dhe ti ndëshkojë.

    Nqs individët aty nuk kanë friken e llogaridhënies dhe i mungon aftësia profesionale dhe dëshira për të punuar pastër, nuk rëndësi se çfarë sistemi drejtësie ngren dhe ringren, është i destinuar të dështojë në çdo kohë dhe rrethanë.

  4. Drejtesia na eshte kthyer si kalaja e Rozafes! Ishim shume keq, jemi keq dhe nuk ka shpresa se e keqja do largohet.Lloqet, e monologet ne prag zgjedhje nuk e shpetojne drejtesine. Politikanet bejne mire qe te mos perzihen fare ne kete çorbe qe kane bere te huajt, se ma keq do e bejne, drejtesi ne Shqiperi nuk do kete kurre derisa kjo klase politike, pjelle e se ciles eshte kjo drejtesi do jete aktive ne politike.

  5. Me 25 prill pulat do bejne 3 veze ne dite,lopet demokrate do te bejne 100 litra/dite,nuk do vdesi njeri,mushkat demokrate do te pjellin meza etj etj .
    Basha si rrote do te bejne dite naten 28 oreshe dhe javen me 9 dite ku 3 dite do punohet dhe 6 dite do behet qejfi.
    Vetem votoni per Bashen.
    Reforma ne drejtesi do ngelet ne dore te Mulit dhe Mxiut.

  6. Me 25 Prill do te kete vetem lindje dhe asnje vdekje,vetem votoni per kete soj hosh Bash.
    Me 25 Prill dielli do te lind ne perendim dhe jugu do te kthehet ne veri.
    Me 25 Prill Zagaret e Rilindjes do te behen Qente e Demokracise.
    Me 25 Prill hajdeni dhe hani nga top hallve tek SHQUP-i.
    Me 25 prill Bash pret qe ta bejne Rrot mulliri.
    Me 25 Prill te gjithe gjykatesit e Plepave te Berishes te fillojne nikoqirine.
    Rrnofte 25 Prillio.
    Me 25 Prill do tju turrim Meten.

    1. Në 26 prill, nëse Rama do të fitojë përsëri, do të kapë për veshësh ca buburreca si ty, duke i thën gruas tënde mos e dëgjo këtë çapaçulin po më dëgjo mua.

  7. befas opozita ka dale hapur kunder perdorimit te ketyre vaksinave. Nje gje eshte fakt: nese vaksinat ne sasi te madhe mberrijne javes tjeter, pikerisht pak dite para fillimit te fushates, sigurisht aty ka mbrenda indicje edhe te perdorimit elektoral. Por a duhet kjo te na interesoje? Sali Berisha ka dale kunder tyre, por a jemi ne gati te vdesim per Sali Berishen, dhe perse duhet te shihemi si pro Rames, nese jemi pro vaksines?

  8. Luljeta eshte hipokrite, po per arsye ndryshe nga cfare thote nipi Hyses.

    Luljeta po thote, qe une nuk do i pengoj amerikanet te fusin ne burg Meten, Shkelzenin, Saliun….

    Luljeten e ka vu aty Sala per nje qellim. Sala gjithashtu per te njejtin qellim, vazhdo e kandido edhe pse 80vjec.

  9. Sherri i plotë mes Luçiano Boçit dhe Gjergj Lucës. Demokrati godet me grushta biznesmenin dhe i merr telefonin,shikoje i videon o shpellkare cecen dhe kuptoni kush jane pjellat e salihut ne keto vite

  10. Basha ishte në drejtim të automjetit për të shijuar një fundjavë jashtë Tiranës, por mediat publikuan faktua me dokumente se kreut të PD-së i kishte skaduar patenta që më datë 22.12.2016, dhe prej asaj date ai nuk e ka rinovuar.

    Pra, Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por as kartë identiteti nuk ka.

    Do të bëhet kryeministër i Shqipërisë e thotë se do të jetë model, jo si Edi Rama, por lëviz pa patentë, pa mjet identifikimi, madje nuk voton dot as vetë për veten, e as e shoqja për të.

  11. Jane mbarsur lopet,Po vaksinat do behet?
    Po sherri ndermjet Bocit dhe Luces?
    Studentet jane mire.
    Reforma ne drejtesi do shitet ne Pazar?
    Hani nuk.

  12. E keqja e ketij vendi eshte politika dhe politikanet qe kerkojne me çdo kusht pandeshkueshmerine e tyre , grabitjen e pasurise se keti vendi dhe sundimin mbi ne . Por me e keqja e te keqijave te keti vendi jemi vete ne . Ne qe pranojme te mos i ndeshkojme keto vemje , ne qe pranojme te jemi te grabitur por me e keqja qe pranojme te sundohemi nga pjesa me e keqe , me injornate dhe e me e liga e ketij kombi . Shqipetar mos rri po duku oooo Shqiptar . Nese prisni ndryshime nga kjo klase politike atehere edhe prangat i kemi pak , nese prisni te ardhme per femijet tuaj nga kjo klase politike atehere e keqja nuk jane politikanet por jemi vete ne . Le ta fillojme me largimin e monstres dhe monstuozit qe eshte ne pushtet pastaj me radhe me te gjithe kete kaste te ndyre te degjeneruarish qe ka tridhjete vjet qe po na degjeneron edhe genin tone . Largimi yt o i gjati ine , me hir apo me pahir , eshte nje domosdoshmeri edhe pse nuk eshte zgjidhja perfundimtare .

  13. Lulzim Basha jo vetëm që ka mbledhur qindra njerëz në sheshet e Kavajës, Kamzës, Durrësit etj, por mbi të gjitha nuk ka as kartë identiteti te vlefshme. Pra në mos për organizime tubimesh, për mungesën e mjetit të identifikimit meriton të shoqërohet si një qytetar i barabartë me të tjerët. Pa mandat, pa post publik, pa imunitet dhe i papunë. Me gjasë edhe i pashkollë, por kjo i takon atyre që e kanë akuzuar ndër vite dhe heshtjes së atij vetë që e pason akuzën pa provuar të kundërtën.

  14. Gjëja e vetme që do bëjë Basha të vejë në provë drejtësisë e re.Dhe ata s’kanë nga ta luajnë b….n.Do kenë dhe presionin amerikan.I vuri Amerika do veprojnë se tani kanë frikë.Pastaj shikohen në vijim.Dhe një mini reformë do ketë , sigurisht mbështetur nga parlamenti.

  15. Mirë e ke more Bushat, po sikur e provuam ne shqiptarët gati 5 dekada izolimin nga gjithë bota nga urrejtja komuniste kundër imperializmit anglo-amerikan e social-imperializmit sovjetik.
    Ja qenka edhe Basha “hipokrit” si Rama,
    Po të kam rixha, mos mendon se do ta ndrisë Shqipërinë 79 vjeçarja Luljeta Bozo që adhuron Enverin ?

  16. Je i sigurtë vetëm për një gjë me këtë dobiçin budalla, në çdo shkrim që publikon kërkon shkatërrimin e diçkaje, gjithmonë kërkon shkatërrim dhe fillim nga zeroja. Sa jetë mendon që kemi ne, ky debili, që të kemi kohë të shkatërrojmë çdo gje çdo 5 vite dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Idiotësia për fat të keq nuk ka brirë se po të kishte do ja kishim parë ketij në ballë.

  17. z. Bushati me çfarë do t’a përmbysë reformën? Të përmbyset ajo duhen 90 e kusur vota. Një gjë në fakt, nuk t’a kërkon njeri të jesh opozitar. Këtë herë në qe jemi do t’a çojmë në shtëpi rilindjen që t’i i bën fresk gjoja me shkrime neutrale. Kush ka byth t’u dalë ndërkombëtarëve kundër? Edhe ndryshimet e fundit kushtetuese me ato i bëri ai i gjati pasi të gjithë dolën dhe i thanë s’është prekur marrëveshja e qershorit.

  18. Lulzim Basha ka kandiduar në Durrës Rezart Tushën cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994.

    Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

    Xhelal Mziu, i cili nga Kamza u transferua në Dibër për hir të demokratëve, në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës ndërsa apeli e ka shpallur të pafajshëm.

    Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

    Lefter Kostenja u bë Lefter Gështenja për arsye të paqarta dhe të padeklaruara në formularin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Gështenja – Kostenja do të kandidojë nga qyteti i Elbasanit së bashku me Adrian Zenelin që ka raportuar një “ndalim të paligjshëm” nga efektivët e Elbasanit në vitin 2014.

    Por lista e Bashës nuk mbaron me kaq! Në të përfshihen edhe hajdutë të dënuar jashtë territorit.

    Agron Kapllanaj është renditur i teti në qytetin e Fierit duke aspiruar të bëhet deputet ndërsa në vitin 2003 është dënuar me dy vite heqje lirie përtej Adriatikut për vjedhje.

  19. Gjatë vizitës në shtëpinë e Kokalarëve, Basha tha se Musine Kokalari kishte lindur aty, por menjëherë u korrigjua nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.

    Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.

    Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Turqi. Ka ardhur në moshën dy vjeçare.

    Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.

  20. Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.

    Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

    Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.

    Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.

  21. E kam dhënë dorëheqjen njëherë për Zenin, nuk është faji im që të kërcënon Dritan Prifti me video për Zenin . Ti e di mirë Doktor që Shkëlzeni ka qenë tek videoja e Priftit, ti e di shumë mirë. Ti vetë më the, shiko se çfarë më ka bërë ky budallai. Vetë më ke thënë. Vazhdo merr akoma mend nga Shkëlzeni, çfarë të bëj unë ty.”, deklaronte Meta në mars 2015.

    Por ndërsa Meta vijoi të japë detaje për skandalin e Shkëlzen Berishës, ish-kryeministri “u mek” në foltore dhe ndali sulmin ndaj kryeparlamentarit.

  22. E mbani mend Nuel Kalajn? Një personazh që një komision parlamentar publikoi dokumentet se ishte ndërmjetësi për shitjen e OSHE tek kompania çeke CEZ, e që kishte tërhequr në vitin 2009 brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

    Njeriun që mbante kontakte dhe kishte miqësi me djalin e kryeministrit të kohës Sali Berisha?

    Në këtë fushatë, qytetari i Kosovës nga Rrafshi i Dukagjinit, është shpërndarësi më i rregullt i postimeve të Partisë Demokratike, sidomos ato që sulmohet egër qeveria. Thuajse të gjitha postimet e tij, Kalaj, i cili duket se është edhe përkrahës i zjarrtë i Ramush Haradinajt, i bën share fushatës së kandidatëve të PD-së, Agron Shehajt, Flamur Hoxhajt etj.

  23. Revista prestigjioze Forbes i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, që e cilëson si “një vend i jetës së ëmbël”.

    Artikulli vijon me zbulimin e Tiranës, për të cilën Forbes e cilëson një kryeqytet dinamik, me energji rinore, dhe një arkitekturë që ruan traditën dhe modernen. Një vëmendje të veçantë merr ish-Blloku, sheshi Skënderbej apo faktet që dëshmojnë të kaluarën diktatoriale.

  24. Kandidatja e PD, dy ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

    “Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.Nje sude e re ka lindur ne pd,por nuk ka me budallenj o lulzim salih berisha

  25. Në Shqipëri nuk meret vesh se ku fillon sinqeriteti në politikë e ku ndahet me hipokrizinë e më keq akoma me idiotësinë.
    Një nga Bushatët (jo Andi e as Ditmiri) që drejton fushatën elektorale të PS në Tiranë, duke dashur të godasë njëkohësish presidentin Meta e të zhvlerësojë opozitën, ka sintetizuar strategjine e Ramës në sajimet e tij propogandistike.
    Në një intervistë, ai si Rama e cilëson gjithë opozitën si një “kotec me pula”, e që sipas tij nuk paska një gjel, e ka dalë Meta ta bëjë rolin e gjelit.
    Ashtu siç bën Rama gjithnjë, që difektet e politikës apo të marrëzive të tij ju a vesh të tjerëve, kërkon të krijojë përshtypjen në opinion se mos besoni tek opozita se ajo nuk ka një kaposh siç jam unë .
    Është me të vërtetë idioteske deklarata e tij e përditëshme të cilën e përsërisin si papagej gjithë Tao Taot, se “Luli fle” duke kujtuar se kështu mund ta zhvlerësojë paraqitjen europiane politike të Bashës, cilësitë e tij morale,e politike që i sheh si dhelpra që nuk i arrin dot rrushin, ngaqe e sheh se me çfarë entuziazmi pritet Basha në takimet e tij me qytetarët.
    Është ai që e konsideron veten si i vetmi kaposh jo vetëm i socialistëve që i trahton si pula të ngordhura, por edhe të gjithë shqiptarët.
    Me ate deklaratë, Tao Bushati ka bërë autogolin e rradhës.
    Ai ka pranuar publikisht se të gjithë ne jemi pulat e komanduara nga kaposhi Rama, e nuk pranojmë të komandohemi nga kaposhi tjetër socialist Meta.

  26. Lulzim Basha i ka kërkuar aleatit të tij politik, Avdullah Hoti, që të pengonte vaksinimin e mjekëve nga Kosova, nga frika se do të përfitonte politikisht Edi Rama.

    “Këto vaksina do të jepeshin shumë më herët, sikur mos të bëhej pengesë neglizhenca e pakuptueshme e institucioneve në Kosovë.

    Ndikuar edhe nga opozita në Shqipëri dhe lufta politike parazgjedhore, u krijua një pakt malicioz Basha-Hoti, nga frika e marketingut që do përfitonte Rama po u vaksinuan mjekët nga Kosova.Ti ores 09:13 i pagove leket per suden islamike ,kjo eshte ajo qe duhet te beni ju cecene shpellkare byrektore skiftere guerilas te pd per lulzim salih basha,me vrap dredge parate per deputetet e pare islamike ne kuvend

  27. Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë”

  28. Më kujtohet se gjatë demostratave të fuqishme të opozitës në vitin 2019, lur mbushej i gjithë bulevardi që nga sheshi Skënderbej deri në sheshin nënë Tereza me dhjetra mijëra protestues që thërrisnin njëzëri “Rama ik”, e brohorisnin me emrin e Bashës,këta mijtë e haleve komuniste u strukën e nuk shkruanin më nëpër portale

    1. Me kujtohen dhe mua, aktivistë me sufllaqe, premtime për “Republikën e Re” me jetë a vdekje, premtime që nuk do ketë marrëveshje, a jetë a liri, premtime për permbytjen e pashmangëshme të Edi Ramës dhe…kush i liston të gjitha premtimet që ishin të pa kontestueshme. Ndonjë nga ato e plotësuar?

  29. Si fillim, per artikullin, nuk duhet te mbeshtesim alibite per reformen ne drejtesi, sepse me nderrimet e pushteteve strukturat, ligjet ndryshojne me mbeshtetjen e po te huajve , ata qe e investuan por qe rane ne kurthin e kodosheve rilindas ne ecurine e perzgjedhjen e kandidateve, Drejtesia jone eshte e mbushur me ish hetues e gjyqetare te pregatitur me shkollen e komunizmit, pa iu futur qe jane bije e trashegimtare ne gen e ideologji si ato vete me mbetjet e sistemit kuqal.Desha te theme per komentues po te tille e pershkrojne edhe faqen e komenteve, e sidomos pergatitesi e kodoshi i gjerizit rilindas si i PA EMER,,,,, ky zgjatues i fjalorit te idiotit e psikopatit RAMA, eshte i vetemi komentus i seres qelbanike, qe shpif, sajon, ne komente nga broshurat e kurset e bodrumit te halese rilindasw ne stilin kodoshia ,,,,sigurims. Ky, apo ketij, ne mos qofte, ajo, i kane hequr cipen e trurit, e ia kane bere oturak qe e pshurrin tere diten qelbaniket e partise hibride, sa qe rremuja, turbullia e fjalive qe na hedh ne komente eshte teper bajate sa ceshte vete dhe vendi ku militon.Ju kusare, hajdute, bandite, drogmene, klloune te pa fytyre, mbroni irrealitetin qe jeton populli, ju qe shiteni si popullore, por jeni , e vini nga katilet me te poshter te historise se njerezimit. Ju doni qe ti harroni, por mos u mundoni, ne kete jete cdo gje lahet, me mire vone, se kurre. Persa i perket atij komenti tend te urrejtjes se kandidates me shami, qe na paska bere thirrje per ndihme nga njerez qe ndihmojne, perse u dashka ta quash Sude, ore zagar, po ne Amerike a e di ti se si ndihmohen kandidatet? Trashesia jote hedhja e kuturruse se komenteve te tua gjeriziane, po u del boja, prit edhe pak, dhe ne se je kaqe burrec sa na tregohesh ketu, pas fshehjes si I PA EMER, do fshihesh ne gjerizat nga ke dale. QELBESIRE, qelbe dyrnjane,,,,

  30. kan 30-vjet qe ben te njejten gjo para Zgjedhjeve ky kriminel i afirmuar dhe mbaje ne konklfikte e destabilizim
    Shqiperine sepse keshtu ja kerkon serbi e greku
    qe i pallojne ci permban Vila e Lalzit .

    salih berisha dhe ilir meta duhet te arrestohen per nxitje te
    Akteve Terroriste ne Shqiperi dhe kte e dijne gjithe shqiptaret .

    Bandat Esadiste qe kan qen ne cdo kohe ne sherbim te
    Grekut e Serbit ,
    ata qe sajuan krimet e deshmire me deshmitare te rreme
    per Luftetaret e UCK-se ,
    ne favor te Serbis si poliPutana e Kombit lylzim bashah ,O xixa beje vetem nje koment dhe mos e ndaje ne tre qe te duket sikur jeni shume shpellkare,ti more xixa karelepirsi i kryekareve qe ka patur pd ne vite paske komentuar sot me llagapin xixa,prasin qe salihu ju ka futur ne bythe mos hiq pa urdherin e tij,sepse ti me shpellkaret e tjere do duheni mbas 25 prillit per te bere revolucionin e madh demokaratik me frymen demokratike njelloj si 2800 shpellkare te pd shkuat para metes se ky do merte popullin tuaj per revolucion kishi dhe lulzim salih BBasha

  31. Lulzim Basha duket se në çdo gjë në rrugëtimin e tij si opozitar, është duke kopjuar Edi Ramën.

    Kulmin e ka arritur me botimin e një liri para zgjedhjeve të 25 prillit.

    Libri titullohet “Misioni im” dhe kushton 10 mijë lekë të vjetra.

    “E mori më qafë Edi Rama këtë, ngaqë përpiqet ta imitojë.

    Ky beson se ai fitoi ngaqë shkruajti librin “Kurban”.

    Dhe ky ka porositur një libër tek Fahriu, por jo me titullin “Misioni i Unazës”, por “Misioni im”.

    Problemi është që Rama e ka shkruar vetë.

    Ky as e ka shkruar, e as e ka lexuar. Por tek çmimi nuk ka toleruar”,Shkoni te blini librin qe e ka shkruar fariu dhe Qimi per lulzime salih basha

  32. Pas 22 marsit 1992, Partia Demokratike nuk i mori kurrë votat e asaj kohe, pasi njerëzit e panë se fryma u kishte shkuar kot.

    PD u kthye në një klan i udhëhequr nga Sali Berisha, i cili qeverisi me metoda autoritare dhe të dështuara, si dhe nuk kreu asnjë reformë reale në vend.

    Nuk bëri dot një Kushtetutë, edhe kur e hartoi e kreu vetëm, jo me konsensusin e opozitës, nuk reformoi drejtësinë, por thjeshtë hoqi gjyqtarët e Enverit dhe vuri të vetët, Prokurorinë e ktheu në një vegël politike etj.

    Në 1996, votimet e para kur kërkoi mandatin e dytë, i manipuloi keqas, duke përdorur edhe dhunën e aparateve të shtetit ndaj opozitës, e në 1997 e çoi vendin në kaos.

  33. Oshee shpreh habi me deklaraten e abonentit gjate takimit elektoral me kandidatin e PD. Pretendimi per fature 7 milione leke nuk qendron dhe eshte larg te vertetes. Abonenti nga Kamza ka detyrim ndaj Oshee rreth 90 mije leke, per te cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me keste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu