• |
ide | kryesore

Biden i habitur nga kundërshimi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti Joe Biden thotë se ai është i habitur nga kundërshtimi i vazhdueshëm i disa amerikanëve për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, veçanërisht mes republikanëve që kundërshtuan zgjedhjen e tij si president.

“Sinqerisht mendova se, pasi të kishim vaksina të mjaftueshme për të gjithë, gjendja do të fillonte të qetësohej,”tha presidenti Biden për kanalin ABC News të martën. “Dhe në fakt është qetësuar mjaft”.

Megjithatë, i tha Presidenti Biden gazetarit të ABCNews George Stephanopulos, “Unë nuk arrij ta kuptoj këtë lloj maskuliniteti në shprehjet ‘nuk do ta bëj vaksinën. Kam të drejtën si amerikan, kam lirinë time për të mos e bërë vaksinën’.

“Atëherë përse nuk tregohesh patriot? Të mbrosh njerëzit e tjerë ”, tha presidenti Biden.

Joe Biden, i cili u vaksinua para inaugurimit të tij dy muaj më parë, tha se u tregoi amerikanëve me shembullin e vet se vaksina është e sigurt dhe ishte gjithashtu personalisht lehtësuese “sepse tani mund t’i përqafoj nipërit e mi”, tha presidenti.

Ata vijnë më vizitojnë, mund t’i shoh dhe jam në gjendje të rri me ta”, tha presidenti.

Rreth 13% e amerikanëve të rritur, më shumë se 35 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht. Ish Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania u vaksinuan të dy para se ai të largohej nga detyra./ VOA



2 Comments

  1. Sepse shkenca gjate ketyre 200 viteve te fundit e ka vertetuar katerciperisht qe vaksinat mund te kene dhe efekte anesore te tmerrshme. Dher njerezit bejne nje balance cfar rreziku me kanos virusi dhe cfare rreziku me kanos kjo vaksine ne eshte akoma ne faze eksperimentale. Normalisht Vaksinat kalojne nje faze testimesh qe zgjasin rreth 10 Vite, dhe prapse prap kane efekte anesore tragjike deri ne vdekse, imagjinoni kjo vaksine qe as nuk eshte testuar. Pastaj ka nga ato qe mendojne se vaksina ka cip, po muhabet tjeter ky.
    Une personalisht mendoj qe Moshat mbi 65 Vjec duhen vaksinuar, ndersa te tjeret jo per momentin. Une kam disa miqte e mij qe punojne ne shendetesi ne Europe (mosha 25-35 Vjec) dhe kane mar vaksinene Pfizer para nja 1 muaji dhe 7 nga 8 veta kane pas probleme 3-4 ditet e para, disa kan qen aq keq sa knuk kane dal as ne pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *