• |
ide | kryesore

Cara Delevigne dikur homofobe, ‘Kisha mendime depresive’

-Instant, Paparazzi, Slider



Cara Delevingne pranon se mënyra se si është rritur e bëri homofobe, gjë e cila i shkaktoi probleme me shëndetin mendor. Teksa zbulonte më shumë rreth vetes dhe seksualitetit të saj, mentaliteti që e kishte shoqëruar për vite me radhë t’i shkaktonte mendime të rrezikshme vetëvrasjeje.

Gjatë një podcast-i për Daily Mail, Delevingne shprehet se është rritur në një shtëpi me mentalitet të vjetër dhe se nuk njihte asnjë “gay” nga njerëzit e afërt apo ata që e rrethonin.

Ndjesia e “homofobisë” ishte pasojë e paragjykimeve të cilat i dëgjonte nëpër shtëpi pa menduar dhe analizuar më gjatë. “As nuk e dija…Në fakt tani që jam rritur kuptoj se nuk kam qenë në dijeni për faktin që kam qenë homofobe. Ideja e martesës me të njëjtin seks, ma neveriste. Thoja me vete që nuk do ta bëjë kurrë, e mendoja si diçka të shëmtuar.”

Sot, Cara e identifikon veten si panseksuale dhe jo pak herë ka dalë në publik me lidhjet e saj, përfshi këtu romancën me Ashley Benson apo atë me muzikantin St. Vincent. “Tani e kuptoj gjithë depresionin tim dhe mendimet për t’u vetëvrarë. Kisha turp të isha ashtu siç isha. Seksualiteti im ndryshon në mënyrë konstante. Ka momente që një pjesë e imja dëshirën të jetë thjesht heteroseksuale. Eshtë e komplikuar.”



1 Comment

  1. Prinderit e tu kane pasur te drejte, por fatkeqesisht paske mberdhifur edhe ti moj vajze. Mjer ato prinder qe te kane rritur! Shko shpartallohu me vajza tani se mire e ke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *