• |
ide | kryesore

Fushata/ A duhet besuar Rama kur përbetohet për taksimin e ndershëm?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

I rrethuar nga socialistë të vjetër në Fier, në krye të të cilëve ka vendosur Erion Braçen, kryeministri Edi Rama foli për rrezikun e taksës së sheshtë 9%, që ka premtuar Partia Demokratike. E quajti “taksa që ëndërrojnë oligarkët” dhe që “favorizon më të pasurit, pa e çarë kokën fare për të varfërit”. “Do rikthehemi në kohën kur, kush fitonte më pak, paguante më shumë” foli Rama, sikur paralajmëronte një rrezik, nga i cili, ata që e dëgjonin duhej të trembeshin.


“Ne u goditëm fort, unë i pari, si njerëzit që qeverisëm për një pakicë të pasurish, si njerëzit që jemi këtu për t’iu shërbyer oligarkëve, por po të shohësh faktet, faktet flasin krejt ndryshe” tha kreu i qeverisë, ndërsa u zotua edhe një herë se në emër të parimit se “kush fiton më shumë, duhet të paguajë më shumë, kush fiton më pak, duhet të paguajë më pak”.


Por si qëndron e vërteta? Përse është akuzuar Rama se e tradhëtoi filozofinë që e solli në pushtet në 2013? A kanë të drejtë ata që e akuzojnë se u dha mundësi oligarkëve, të fusin në xhep shuma më të mëdha parash nga fitimet, duke paguar më pak për shtetin?

Për të kuptuar këtë, në radhë të parë duhet kujtuar se ishte parlamenti i kontrolluar nga shumica socialiste që në vitin 2018 e uli Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8%.

Tatimi mbi Dividentin është taksa që prek drejtpërdrejt paratë e fituara nga biznesmenët më të fuqishëm në vend. Kjo taksë paguhet në momentin kur pronari i një kompanie të madhe vendos të tërheqë fitimet nga biznesi i tij.

Lexo edhe: Loja me shifrat/ A kanë paguar të pasurit më shumë me Ramën (video)

Parlamenti i kontrolluar nga socialistët i bëri një favor të paparë oligarkëve, kur vendosi që ulja e Tatimit mbi Dividentin të aplikohej edhe për vitet e kaluara, pra edhe për fitimet e viteve 2017, 2016 apo 2015.

Jo vetëm kaq. Dekreti i Metës që e ktheu ligjin për ta ndalur favorizimin e të mëdhenjve u rrëzua në kuvend përmes një procedure të dyshimtë, të cilës i doli për zot Erion Braçe, atëherë Kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Lexo më shumë: Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Kalimi i këtij ligji në parlament, u pa si konfirmim i marrëdhënieve të ngushta të Ramës me biznesmenët e mëdhenj, një dhuratë në fund të vitit për oligarkët e kompanive të mëdha, që përfituan miliona euro. Siç tha Ramë në Fier sot, këto para mund të ishin përdorur për kopshte, shkolla apo apartamente për të prekurit nga tërmeti, apo për çiftet e reja që presin të strehohen.

Lexo edhe: Rama kthen pllakën me të pasurit: “Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët”

Në takimin e sotëm në Fier, kryeministri foli kundër idesë që edhe puntori, edhe pronari i kompanisë të paguajë njësoj taksa për shtetin.

“Nëse një puntor paguan 9% të pagës së tij, dmth heq 9% të të ardhurave të familjes, që i ka për të paguar 9% të të ardhurave të familjes. Nëse një milioner apo miliarder paguan 9%, ajo nuk ka asnjë ndikim në të përditshmen e familjes së tij. Sigurisht mund të ndikojë në numrin e veturave apo në gjatësinë e jahtit, apo në numrin e vilave të metrave katrorë që disponon, por kjo nuk është jetike dhe ne nuk jemi këtu për të zgjatur metrat e jahteve të tyre, apo për të shtuar metrat e vilave të tyre, apo të shtojmë numrin e veturave të tyre” tha Kryeministri.

Por të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave japin një panoramë tjetër. Kjo kuptohet përmes krahasimit mes Tatimit mbi të Ardhurat Personale (taksa që rëndon direkt mbi pagën e një punëtori) dhe Tatimit mbi Dividentin (taksa që rëndon mbi aksionerët e kompanive të mëdha).

Vit pas viti gjatë qeverisjes socialiste, shuma e mbledhur në buxhet nga taksa mbi fitimet e të pasurve ka ndryshuar. Herë është rritur, herë është pakësuar ndjeshëm. Kjo për shkak se biznesmenët e fuqishëm kanë preferuar të presin për tërheqjen e fitimit, duke pritur që taksa të përgjysmohej, me votim në parlament.

Dividenti/ “Bosët” përfitojnë nga përgjysmimi i tatimit

Por nëse ndiqet trendi i shumës që është paguar nga rroga e punëtorëve, pra Tatimi mbi të Ardhurat Personale, shuma në buxhet ka ardhur në rritje. Punëtorët kanë paguar vazhdimisht më shumë dhe më shumë. Shikoni tabelat më poshtë, të përzgjedhura nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave.

Me pak vëmëndje, kuptohet se kush punon më shumë, ka paguar më shumë dhe kush ka më shumë, paguan më pak.

Punëtorët kanë paguar Tatim mbi të Ardhurat Personale. Aksionerët e koroporatave kanë paguar Tatim mbi Dividentin. Kulmi i diferencës është në vitin 2018, kur punonjësit kanë paguar më shumë se një vit më parë, ndërsa pronarët e tyre fare pak. Vini re, se kur Tatimi mbi Dividentin shkoi 8%, menjëherë të pasurit tërhoqën fitimet e tyre në vitin 2019 dhe shuma në buxhet u rrit ndjeshëm.

Shifrat janë kokëforta. Prandaj, i vetmi që hodhi poshtë akuzat se i ka shërbyer oligarkëve duke ia shtuar pasurinë ishte Edi Rama. Të paktën, Erjon Braçe nuk e preku këtë temë.©Lapsi.al

Fakti/ Ilir Meta i shpall luftë jo vetëm Ramës po edhe oligarkëve të tij

13 Comments

  1. Rama nuk beson veten e leje pastaj ta besojnë ndjekësit.
    Thot gjithçka i vjen në mend në maratonën monologjike e ndjekur me endje nga armata e bodyguard-eve, bandave lokale, ministrisë së propagandës dhe gaztorëve të përditshëm të mediave.
    Thjesht duken bukur kur i përkthejnë nga anglishtja.

    Rama dhe rilindja flasin për taksim të ndershem dhe shtresat në nevojë kur kanë ulur dividentin për oligarkët, ka ulur taksën minerare, kanë ngritur lavatriçen e kullave, kanë bërë PPP të panevojshme e me taksa dhe dhuruar oligarkëve.
    Dhe ndërkohë investimet që kthehen në ekonomi janë minimale, ka rritur taksimin për pagat e shtresës së mesme, si dhe në 8 vjet ka përkrahur emigrimin e rinisë, pjesës së shkolluar dhe të mesme duke përzënë pjesën më vitale të ekonomisë.

  2. Po or vella – Rama do besuar ne gjithcka!
    Me perpara nuk e besonte njeri… por tani do besuar fort ky PALLË KARI MJERAN!

  3. Ed kokaina ka mbledhur rreth vetes te gjith bythqiret si vetja .Rilindas nenkupton nje qenie pa dinjitet ,bastard ashtu si Kryeministri qe i shkerdheu Kristaqi Grun dhe boni Gregun me koken si gorilla.Rama rren per gjithshka,bën gjithmone te kunderten e asaj qe premton dhe ne mashtrimin e tij detyron te gjith rilindasit ta perkrahin.Rilindas jan kopilat,hajdutet,mashtruesit,kurvat dhe gjith plehrat e Shqipris.Kjo eshte strategjia e Rames per ti bo shqiptaret popull shkedhate qe te duket bythqirizmi i tij dicka normale.

  4. Po pse mo kryeminister shkerdhat sa e kane Oligarket taksen tani???
    10% e kane, 10% eshte taksa e dividentit, ndersa populli i thjeshte, ato qe marrin rroga e kane deri ne 25-27%.
    Ky popull idiot e meriton Edin per Kryeminister.

  5. Rama patjeter duhet besuar sepse –
    U perbetua per 300 000 vende pune dhe u larguan me teper se dy-fishi duke kerkuar status azili ne BE
    U betua per Shendetesi Falas dhe Falas 5 te semure arriten me mire te vetvriten nga dritaret e Sp[italit, se ta provojne ate “Shendetesine Falas”
    U betua per rritje pagash por Buxhetoret asnje kokerr leku rritje page nuk pane ne 8 vjet
    U betua se do ulte Taksat por asnje Takse e vetme nuk eshte me e ulur nga ato te 2013, perkundrazi.
    Ja pra, pse duhet besuar Edi Rama, nga ato qe nuk jetojne dot pa rrenat e tij. Nuk mund te gjejne askend tjeter qe ti rreje me shume, gjithmone me premtimin e madh se po i con drejt Rilindjes (si Rama i Pare 30 vite te shkuara qe i premtonte se po i conte ne Socializem)

  6. Pa tjeter qe duhet ta besojm. Atij i besun gjyqtaret kur tha ma ka pallu baba gruan dhe e ka femin me baben e jo mo mos ta besojm ne populli heroik budalla pellazg.

  7. Lulzim Basha po jep mesazhin më të keq që një lider mund të japë. Në një kohë kur zhvillohen zgjedhje edhe në shtetin ku voton e shoqja (Holandë) e ku respektohen të gjtha masat anti-covid, Luli në Tiranë bën të fortin duke marrë në qafë qytetet vetëm që të duket se ka mbështetje. Kjo sindromë në fakt është e një kryetari partie që e di që nuk ka mbështetje në popull dhe tenton të krijojë imazhin e rremë në opinion publik duke shkelur mbi çdo ligj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sepse, nëse Basha do kishte të dhëna që ka mbështetje ndaj tij, ai ndoshta do të ishte më i qetë dhe nuk do rrezikonte kaq shumë. Hija e humbjes që e ndjek kudo, edhe në gjumë, mesa duket e ka bërë Lulzim Bashën që të kalojë çdo limit dhe të kthejë fushatën e tij në një vatër infeksioni.Dy byrektore te byrektores se pd ne katin e dyte nen urdherat e elona meco dhe kunatit te Atij erion isufi me pseudonime te ndryshme komentojne se do marin byrekun e dites,AS dhe namyti hajne mut te vaksinuar te salihut nga mengjes i deri ne darke,masturbohuni keni lejon nga salihu

  8. Sot nuk paguan taksa me shume ai qe fiton me shume por paguan taksa me shume ai qe punon me shume. Kush ben 2 pune ose me shume paguan perqindje ne takse shume me te larte se te tjeret. Taksa e sheshte eshte me e ndershme per te gjithe, gjithashtu duke qene se eshte me e lehte ne zbatim ul ndjeshem evazionin fiskal. Une jam per takse te sheshte te pakten rroga do te me tatohej vetem 9% ne vend te 23%. Nuk ka gje me te keqe se te taksosh punen ne vend te fitimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu