• |
ide | kryesore

“I dhuruan titullin kampion në 90 Napolit”: Van Basten rrëfen skenarin e Federatës kundër Milan

-Instant, Sport



Edhe pse kanë kaluar 31 vjet, titulli i vitit 1990 duhet të jetë ende një plagë e hapur për Marco Van Basten i cili, në atë kohë, ishte qendërsulmuesi i Milanit të Sacchi. Në një intervistë për gazetën spanjolle As, ish sulmuesi holandez tha: “Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’i dhënë Napolit titullin kampion në 1990. Rregullat e reja lejonin që të merrnin pjesë në Kupën e Kampionëve si fituesit e një viti më parë ashtu edhe ata të kampionatit. Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka për të na ndaluar të fitonim kampionatin dhe për të dërguar dy skuadra italiane në turneun më të rëndësishëm europiane”.

Ishte viti i famshëm i arbitrimit të diskutueshëm të Lo Bello jr. në Verona-Milan dhe fitorja në tavolinë e Napolit në Bergamo për monedhën e hedhur ndaj Alemaos: “Ishin skandale të pabesueshme arbitrimi, kishte favore të vazhdueshme për Napolin. Ndeshja që iu dhurua kundër Atalantës për episodin e Alemaos ishte diçka tronditëse. Napoli fitoi atë titull në zyra”. Van Basten, megjithatë, ka vetëm fjalë afeksioni ndaj Maradonës: “Ai ishte i mrekullueshëm si lojtar. Si person e njoha më mirë kur ishim tërhequr dhe punonim për FIFA-n. Ai dukej një person i shkëlqyeshëm, shumë i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve. Messi është më i qëndrueshëm, por ai ishte më lider. Një luftëtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *