• |
ide | kryesore

I infektuar me Covid-19 ndërron jetë në moshën 67-vjeçare mjeku vlonjat, Fejzi Alushi

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjek nefrologu në rajonin e Vlorës, Fejzi Alushi ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Mjeku Alushi ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie si dhe ka botuar disa libra në fushën e mjekësisë.

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij… Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Studime Universitare dhe Grada Akademike 2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë. 1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë” tha në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *