• |
ide | kryesore

Lubonja për reagimin e Metës: Kur mbaron fjala, gjykon palla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja thotë se sjellja anormale e Presidentit vjen nga sjellja anormale e Edi Ramës dhe pasuesve të tij. Duke analizuar në “Real Story” në News24 ngjarjet e fundit, Lubonja tha se e sheh situatën që ka ardhur aty ku thotë populli, “kur mbaron fjala, gjykon palla”.


“Presidenti është në fushatë padyshim. Duhet t’i themi të gjitha të vërtetat. Kjo sjellje anormale e Presidentit vjen nga sjellja anormale e Edi Ramës dhe pasuesve të tij. Është në fushatë siç janë kryetarët e bashkive që duhet të merren me punë. Presidenti është figurë më e rëndësishme, për fat të keq sjelljet e kësaj maxhorance, arroganca e këtij kryeministri, qëndrimet pafund arrogante, sjellja arrogante, nëpërkëmbja e presidentit, e çdo vendimi, arroganca e kësaj partie në pushtet dhe mosdëgjimi i asnjë lloj fjale është aq i madh sa që kur mbaron fjala gjykon palla thotë popullit.


Unë e shikoj situatën që ka ardhur këtu, kur mbaron fjala, gjykon palla. Problemi është ky që kanë pallë këta apo s’kanë pallë këta, Ilir Meta me gjithë PD-në. Unë them aman të kishte por s’di a ka. Ai në vend të pallës që mendoj se nuk e ka, palla janë të fortët, se ne i njohim kemi 30 vjet. Si kanë vepruar këta, me emra e mbiemra, të fillojmë po të duash. Që nga ai i dyti i Shkodrës, i PS, shefi që i rrahu të gjithë në kohën e Berishës. Kjo histori ka shkuar. Të fortët e Shqipërisë për shkak se nuk ka më ndarje pushtetesh se i ka marrë të gjitha, dhuna, rreziku vjen këtej. Ju thoni po gërmushet presidenti, problemi është sa kanë pallë këta. Ju kërkoni që këta të sillen si në një vend normal, Presidenti, PD, këta të tjerët hu.

Kur analizojmë që ky u çmend, do them o u çmend ky lidheni këtë ose shikoni pse u çmend ky se ka ca të tjerë. Nëse këtë e trajtojmë si të çmendur, këtë tjetrin si normal, ndërkohë që ai ka 5 ushtarë në Presidencë, ky ka policinë, pushtetin. Mendoj dhe që kryeministri ka dalë nga shumë role.

Del dosja 339 në vend të veprojë drejtësia, merr disa çapaçula. Gjykoj që çmenduria e Presidentit dhe e imja është që kur shoh këtë padrejtësi ulërij, në qoftë se nuk do shihja padrejtësi nuk do ulërija”, deklaroi Lubonja.

10 Comments

  1. befas opozita ka dale hapur kunder perdorimit te ketyre vaksinave. Nje gje eshte fakt: nese vaksinat ne sasi te madhe mberrijne javes tjeter, pikerisht pak dite para fillimit te fushates, sigurisht aty ka mbrenda indicje edhe te perdorimit elektoral. Por a duhet kjo te na interesoje? Sali Berisha ka dale kunder tyre, por a jemi ne gati te vdesim per Sali Berishen, dhe perse duhet te shihemi si pro Rames, nese jemi pro vaksines?

  2. Z.Lubonja ju ndjek dhe ju vleresoj per idete, dhe statusin tuaj, si nje opozitar historik me cdo pushtet. Ne nje vend kaq te kriminalizuar dhe korruptuar, ku cdo gje blihet dhe shitet, kjo eshte VLERE.
    Por qe te sulmosh Edi Ramen nepermjet justifikit te sjelljeve te presidentit ne detyre, kalon cdo llogjike apo arsye njerezore.
    1000 fakte ka , per te goditur kete maxhorance, e cila ka plot 8 vjet ne pushtet.
    Por nqse duam qe ky vend te integrohet ne BE, te luftoj ashper dhe drejt korrupsionin dhe kriminalitetin, mos na ricikloni dhe pershkruani si patriot dhe heronj, Meten Kryemadhin etj si keta, qe ne thelb jane krijuesit dhe pergjegjesit kryesor te kesaj katraure ku ky vend ndodhet prej 30 vjetesh.
    Te shikosh shpresen tek Meta, i cili dukshem ka hall tjeter, injekton tek cdo njeri ne kete vend mungesen e shpreses.

    1. E ke kuptuar mbrapsht! Kur te tjeret te shkelin me kembe dhe të tjerët nuk të ndihmojnë, ti duhet te tregosh dhëmbët. Në të tillë situata vlen shprehja “sy për sy, dhëmb për dhëmb!”

      “Por nqse duam qe ky vend te integrohet ne BE….” — Fuck EU!

      Je thjesht një copë injorante, aparencat kurre nuk janë më të rëndësishme se realiteti.

    2. Dmth para 1 fakti qe Meta dhe gruaja jane te pafytyre, ti zgjedh te mbrosh 1000 faktet qe flasin kundra Qeverise!!!

  3. “Gjykoj që çmenduria e Presidentit dhe e imja është që kur shoh këtë padrejtësi ulërij, në qoftë se nuk do shihja padrejtësi nuk do ulërija”, deklaroi Lubonja.

    E sakte z. Lubonja! Në mënyrë lakonike ke folur të vërtetën. Satanikeve duhet t’i tregosh dhëmbët, përndryshe ata të mbysin, ata janë kolera e këtij planeti. Dhe mos degjo njerëzit e verbër qe “dënojnë veprimin e ‘çmendur’ të presidentit”, ata janë thjesht copa mishi me dy sy dhe janë shumë.

  4. A ka skicofren me te deklaruar se Rama? Eshte bere pak a shume si qoftelargu. Pushtet absolut mbi gjithcka, askush nga tetjet s’guxon ta kundershtoje. Edhe kur i heq qafe thone kaneikur vete. Njesoj si Kadri Hazbiu qe thoshte partia ime me denon.
    Nese nje njeri si Rama nuk ju duket skicoren i fiksuar pas pushetit, sinqerisht duhet te jeni trupeshk. Ketu nuk behet fjale per te sjell ne pushtet Bashen apo Meten, keti flitet per lirimin e vendit nga nje i semure medor.

  5. Ne 30 vjet tranzicion ne shqiptaret vazhdojme njesoj. Flasin me pasion , dhe tifozeri pa vene llogjiken ne pune. Njerezit qe besojne te opozita dhe jane pjese e saj, kane 8 vjet ne opozite. Dhe po ashtu kesaj rradhe asgje nuk kane te sigurte.
    Nese partia familjare LSI , cifti Meta Kryemadhi ngjallin shpresen ne kete vend, se medemek Rama qenka delja zeze, votoni se dite me te mira do vijne. Nuk i njohim, nuk jane provuar.
    Eshte per te ardh keq ku katandisemi si vend.

  6. Trimi nuk mund të mirëkuptohet dhe as të pranohet nga shumica e popullit, nëse nuk është i pasur dhe nuk ka vila këtu, aty dhe atje, madje me 4-5 WC në çdo kat, në mënyrë që, po qe në rrezik prej trimërisë së tepërt, të shkojë në më të afërmen hale për të shpëtuar shalët nga fëlliqja. Ai duhet të flasë gjithmonë kundër oligarkëve dhe duhet të betohet se në zgjedhjet e ardhshme populli duhet dhe do të marrë në dorë fatet e veta, duke siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.Fatosi po flet me pallen tani se fjalen e ka harxhuar kot keto 20 vjet duke sulmuar vetem ramen

  7. Lubonja qe del e thot e ka fajin populli e nuk voton Meten e Berishen. o Lubonj nuk ka faj populli qe ska alternativ apo ofert te mmir politike nga ana e opozites. Rama duhet te hap krahun dhe per kete te gjith jemi dakort, po te heqesh Ramen per te sjell shoket e vet nuk eshte ndonje ndryshim epokal per popullin, max ka ndryshim vetem per militantet e suflaket, po populli ngelet ne vend numero. Tashme eshte ashiqare per te gjith shqipet se keta kan qen, jan dhe do jen partenr biznesi (PD, LSI, PS). keta sa jan ne opozit thon do ti bej ate e do ti bejm kete kundershtarit, pastaj sa vin ne pushtet e harrojn ate qe kan premtuar dhe merren me tepsin, biles i len nje cop tepsi edhe kretareve te opozites. keta jan establishment, dhe prandaj duhen te rinj qe te krjojn besim, jo keta mutra. ka shum shqipe patriote, te zot, te shkolluar e me integritet, po nuk depertojn dot oktapodin mafjoz qe kan krijuar Rama, Berisha e Meta. prandaj duhen shporrur e injoruar qe te tre. vetem ateher do ket ndonje shpres edhe per popullin e jo vec per suflaket qe gruinden me urdher e bejn sikur ka konflikt politik, nderkoh qe ka vec konflikt mafjoz (edhe kjo thjesht ne siperfaqe).

  8. epo te shikosh Meten si shpres te vendit, o je idjot o je i paguar. ke do me be per budalla o Lubonj. Meta ka kontributin kryesor ne krijimin e partive shpk, vjedhjen e pasurive shteterore, krijimin e sistemit te blerjes se votave, me bllok ne dor e me royalty 7% per koncesione, 5% per punesime, voto lsi per shkollim, gervisht e fito pidhin e Monikes, e me the te thash. na keni ha barkun duke na e ber Like floririn hero, kur thejsht eshte nje cop hipokriti e hajduti matrapaz, nje cop muti e pergjegjesi kryesor per katandisjen e sistemit ne kete pik, simboli i korrpusionit me parti shpk. duket sikur jeni ber bashk per ti ber nderin e rradhes Rames. si nuke kuptoni qe elektorati gri qe eshte percaktus se kush do fitoj, nuk e shofin dot me sy Like floririn. do sihte shum me mir te investonit te basha sesa te like floriri. po mboni like floririn e po sulmoni bashen e pastaj thoni pse sfitojm. ik hani suflakun e like floririt tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu