• |
ide | kryesore

Plani cinik i Solskjaer: të eleminojë Milan nga Europa League e ti marrë Dalot

-Instant, Sport



Ole Gunnar Solskajer është gati për ndeshjen kundër Milanit, pas barazimit 1-1 në Old Trafford. “Duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë – shpjegoi menaxheri i Manchester United -. Duhet të kemi cilësi, përvojë, menaxhim të lojës, e sigurisht ta nisim mirë. Më pëlqen gjithmonë të luaj jashtë shtëpisë në ndeshjen e dytë, sepse tani e dimë që duhet të shënojmë të paktën një gol për kalimin e turnit”. Për Dalot: “Ai është lojtari ynë dhe mezi presim ta rimarrim atë”.

Red Devils rikuperojnë Rashford, De Gea, Pogba dhe Van de Beek në krahasim me ndeshjen e parë, por duhet të heqin dorë nga Martial, Cavani dhe Bailly. “Jemi të lumtur që kemi Donny, Paul dhe David përsëri – shpjegoi ai për MUTV. “Lojtarë të shkëlqyer. Për fat të keq, duket se Edinson nuk reagoi mirë në stërvitjen e fundit dhe nuk ndihej gati të udhëtonte”.

Trajneri norvegjez ngrin kuqezinjtë në frontin e Diogo Dalot, i cili arriti në huazim verën e kaluar. “A ka ai një të ardhme këtu? Po, e ka. Kur ishte këtu, Diogo kurrë nuk arriti të ishte i aftë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve. Tani ai ka pasur sukses gjatë gjithë sezonit, luan në një klub të madh dhe ka prespektivë të madhe. Ishte një vit i mirë për të, kështu që padyshim që unë jam shumë i kënaqur me zhvillimin e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *