• |
ide | kryesore

Sherr në Vlorë, 17-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Akërni të Vlorës. Dy të rinjtë të moshës 17 dhe 16- vjeç, janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Burime bëjnë me dije për ABC se pas një sherri, njëri prej tyre 17-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër ndërkohë që 16-vjeçari me iniciale D.Ll. ka fshehur armën. Gjithashtu policia ka nisur hetimet për 4 persona të tjerë pasi kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar uniformat blu.

“Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë prane“, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *