• |
ide | kryesore

Shpërthen Covid tek Inter, të infektuar edhe dy të tjerë: shtyhet ndeshja Inter-Sassulo

-Instant, Sport

Pas Handanovic (i njëmbëdhjeti në skuadër) dhe D’Ambrosios, faqja e internetit e Inter njofton se: Stefan de Vrij dhe Matias Vecino rezultuan pozitivë për Covid-19 pas tamponeve të kryera dje. Të dy zikaltrit janë tashmë në karantinë në shtëpinë e tyre. ATS e Milanos, e informuar për rastet e reja të pozitivitetit, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të çdo lloji të aktivitetit të ekipit për katër ditë, përfshirë të dielën e 21 marsit, duke bllokuar zhvillimin e ndeshjes Inter-Sassuolo të planifikuar për të shtunën në 20 mars 2021 dhe ndalimin e përgjigjes së lojtarëve ndaj thirrjeve të ekipeve të tyre përkatëse kombëtare.


Të hënën më 22 mars, përpara rinisjes përfundimtare të aktiviteteve, tamponet molekulare do t’i përsëriten të gjithë ekipit. Ndërkohë, sa i përket drejuesve, drejtori sportiv Ausilio është kthyer të jetë negativ. Vetëm CEO Marotta mbetet pozitiv, por situata e tij po përmirësohet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu