• |
ide | kryesore

Tomor Alizoti paralajmëron: Pas Elbasanit, priten përplasje dhe në qytetet e tjera!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, në një interviste për “News24”, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Ai e ka quajtur një alarm dhe skandal ngjarjen e Elbasanit, ku sipas tij, Rama ishte i shoqëruar me bandat. Akuzat e tij shkojnë edhe më tej, kur ai akuzon kreun e maxhorancës se në Shqipëri ai ka ndërtuar kartelet e krimit të organizuar dhe drogës, dhe me afrimin e zgjedhjeve, Alizoti thotë se Rama do i përdorë për të bërë vota.

Situata në vend, sipas drejtuesit politik të PD në Berat, ka dalë jashtë kontrollit, dhe ku paralajmërohen ngjarje të tjera si ajo e Elbasanit, në qytete të ndryshme të vendit.

Alizoti foli edhe për situatën në Berat, ku u shpreh se varfëria në këtë qark është shumë e madhe dhe njerëzit janë të pashpresë. Tomor Alizoti kërkon që në 25 prill qytetarët shqiptarë të votojnë kundër asaj çfarë Edi Rama i ka dhënë këtij vendi, banda, krim dhe drogë.

Video e plotë mund të shihet KETU.

 



2 Comments

  1. Shumë mirë duhen bërë të ditura cdo maskaradë e kësaj mazhorance por duhen marë masa për administrimin e votës se kanë fillu lëvizjet jashtë orës policore

  2. Respekt e fitore.nje njeri i vuajtur e me zemer te madhe.shpresoj qe PD te kete edhe ndonje tjeter ne lartesine tende per te ndihmuar kete shqiperi te shumevuajtur.suksese!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *