• |
ide | kryesore

Tregu i zi i oksigjenit/ Meta: Pacientët lihen në mëshirë të spekulantëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta deklaroi se është e pafalshme që të prekurit me koronavirusi lihen në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi, duke mos u trajtuar me oksigjen.

Referuar një investigimi të “BIRN”, ku thuhet se “Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19”, Presidenti thekson se është e rrezikshme dhe kriminale të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve.

Reagimi në Facebook i Ilir Metës: 

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.
Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.
Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!



2 Comments

  1. Lulzim Basha po jep mesazhin më të keq që një lider mund të japë. Në një kohë kur zhvillohen zgjedhje edhe në shtetin ku voton e shoqja (Holandë) e ku respektohen të gjtha masat anti-covid, Luli në Tiranë bën të fortin duke marrë në qafë qytetet vetëm që të duket se ka mbështetje. Kjo sindromë në fakt është e një kryetari partie që e di që nuk ka mbështetje në popull dhe tenton të krijojë imazhin e rremë në opinion publik duke shkelur mbi çdo ligj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sepse, nëse Basha do kishte të dhëna që ka mbështetje ndaj tij, ai ndoshta do të ishte më i qetë dhe nuk do rrezikonte kaq shumë. Hija e humbjes që e ndjek kudo, edhe në gjumë, mesa duket e ka bërë Lulzim Bashën që të kalojë çdo limit dhe të kthejë fushatën e tij në një vatër infeksioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *