• |
ide | kryesore

Aksidenti misterioz/ Si humbi jetën shqiptari dhe rumuni në Spanjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar dhe një rumun kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së premtes në një aksident rrugor në Los Alcázares në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se viktimat janë rreth moshës 24-vjeçare ndërsa një 33-vjeçar mbeti i plagosur.

Por autoritetet vendase kanë hedhur dyshime për këtë aksident pasi viktimat janë gjetur të zhveshur lakuriq dhe njërit i ishte prerë koka. Ata ndodheshin në një makinë të ndaluar në mes të rrugës me drita të fikura dhe janë goditur nga një makinë që drejtohej nga 33-vjeçari i plagosur.

Përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Ka edhe një hipotezë se makina e viktimave pësoi defekt në mes të rrugës dhe ata dolën jashtë kur u përplasën nga makina tjetër.

Por ky variant nuk shpjegon pse viktimat ishin të zhveshur. Mediat shkruajnë se ka dyshime se ngjarja mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar dhe do të jetë autopsia për viktimat që do të zbulojë përfundimisht shkakun e vdekjes. ©LAPSI.al

It is not ruled out that the incident actually hides a reckoning. Dos fallecidos en un accidente tráfico en la autopista AP-7, a la altura de Los Narejos

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *