• |
ide | kryesore

Arrestohet “koka” e grupit që transportonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si pjesë e grupit të goditur në tetor të vitit të shkuar, që transportonin emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se 25-vjeçari, me iniciale F.K., kishte rolin e organizatorit.

“Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *