• |
ide | kryesore

Dhuna në Elbasan/ Komuniteti fetar i bën thirrje politikës për qetësi

-Instant, Arkiva, Lajme



Kryesia e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan i ka bërë një thirrje liderëve të partive politike të Qarkut, duke theksuar se “fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushatën zgjedhore”.

“Me keqardhje pamë se kjo fushatë u ballafaqua me incidente ndërmjet dy forcave politike kryesore që në hapat e para, e pikërisht në një ditë të shënuar për Elbasanin, duke njollosur festën e Ditës së Verës me akte dhune ndërmjet simpatizantëve të tyre. E njëjta skenë është përsëritur edhe në Labinot. Kjo qasje konfliktuale, e cila është larg frymës së qytetarisë elbasanase, jo vetëm nuk na nderon të gjithëve, por edhe cenon qetësinë dhe harmoninë me të cilën shquhet qyteti ynë. Drejtuesit e komuniteteve fetare të Q. B. N. F u bëjnë thirrje liderëve të partive politike të tregohen të matura e të përmbajtura, duke paraqitur me mençuri dhe urtësi opsionet dhe kandidatët e tyre tek banorët e Qarkut tonë, që në mënyrë të qetë e lirisht të zgjedhin alternativën që është më afër kërkesave të tyre”, lexohet në komunikatën e QBNF.

Ditën e Verës, një grup që shoqëonte kryeministrin Rama ka rrahur disa mbështetës të Partisë Demokratike që e pritën kreun e qeverisë me thirrjet “Rama ik”, ndërkohë që deputeti i PD Luçiano Boçi u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Gjergj Luca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *