• |
ide | kryesore

Gjiknuri i shmanget përplasjes mes Ramës dhe Lelit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Damian Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, ka thënë se e priste që të ishte i shtati në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Gjiknuri u shpreh se e ka ditur me kohë që do renditej i shtati pasi ka qenë një strategji që është diskutuar edhe më herët me Edi Ramën.

“E prisja se ishte një strategji që e kemi diskutuar me Ramën. I teti Rama i shtati unë që të jemi si shtytësit për 8 mandate në Vlorë, pasi minimalja që ne kërkojmë më Vlorë është 8 mandate. Linja e mbrojtjes është 8 mandate dhe synojmë që të marrin 9 mandate, por kjo do shumë punë”, – u shpreh ai.


Gjiknuri u pyet edhe për debatin mes Lelit dhe Ramës, por tha se nuk dëshironte të bënte komente.

“Atij iu ofrua të ishte pjesë e listës fituese, por nuk pranoi. Ne do të vazhdojmë pa të. Kaq. Nuk merrem me këtë pjesë” – tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

10 Comments

  1. Gjiknuri per here te pare i dhjere ne breke perballe Çanit dhe Currit….
    Kur i permendin Lelin, s’dinte ku t’i çonte vetullat!
    Patetik 100%!

  2. Gjiknur mos i fut hundet aty ku nuk duhet. Vlora nuk ka nevoje per njerez si ty dhe si afrim qendro, dy njerez te superkorruptuar.
    Keni ngateruar jo vetem Vloren, por te gjithe pjesen e bregut. Nuk keni lene gje pa fallsifikuar dhe pa vjedhur.

  3. Gjiknur do ikesh me turp nga vlora dhe mbas zgjedhjeve per te vajt ne palase dhe dhermi ku po nderton hotelet do ti bjesh nga saranda.

  4. Emisioni die ishte nje turp, Curri i pagu nga Damjani, hidhte balte vetem per Lelin. Damjan do te mbarojne 1 dite leket qe blen gazetaret.

  5. S’ja mban menderja, as ketij pushti dhe as Rames sepse nderhyri Ambasadorja Kim! Ta krruaj me Lelin dhe Vlonjatet se fiton ne Vlore, Pastaj!!! Indiani interesohet per Grate e politikaneve!! Se lodhen te shkretet per partine!! Vlora, Vlora jemi me te lumte Dora!!

  6. Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.

    Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

    Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.

    Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.

  7. Vlora
    Porti u dha me koncension, Aeoroporti 3D ishte shume i bukur. Lungo mare 4 vjet per tu perfunduar dhe ta shpif me trafik sa here shkon ne jug. Vlora heroike me dy pika shi permbytet, kellcet kallashi ne diten me diell dhe ke rreth 20 persona te zhdukur qe nuk dihet se ku jane sepse bandat bejne ligjin. Merr dhe Qendron 20 milion euro km dhe Gjiknurin me cunat problematik dhe hiq Lelin doktor me emer ne qytet te cilit dhe Amerika i doli ne krah. Vlora Vlora, Vlora Vlora bjeri moj te lumte dora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu