• |
ide | kryesore

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një mandat të tretë. Përballë një sistemi shëndetësor të kolapsuar deri në atë pikë sa qytetarët preferojnë të vdesin në shtëpi në vend që të shkojnë në spital, programi i qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport për çdo qytet duket se nuk po ngjit.

Në këto kushte, Kryeministri ka lënë mënjanë propozimet dhe po e fokuson fushatën te sulmi ndaj opozitës. Më shumë se arritjeve të qeverisjes, Rama thekson faktin se nuk ka kush ta bëjë Shqipërinë përveç tij dhe PS-së. Është një pranim publik i pakënaqësisë së thellë me qeverisjen aktuale që u thotë qytetarëve “e dimë se jeni të pakënaqur, por s’ka kush t’ju qeverisë tjetër, na duroni se ne jemi e keqja më e vogël”.

Në këtë fushatë negative ka një hipokrizi të trefishtë. Së pari, vendosja e sulmit ndaj LSI-së dhe Metës në qendër të fushatës ndërkohë që Rama jo vetëm e ka ricikluar, por edhe po e riciklon LSI-në si fenomen në zgjedhjet aktuale. Së dyti, sulmi seksist ndaj kandidateve gra të opozitës, teksa Rama prezantohet si politikan progresist që stimulon pjesëmarrjen e grave në politikë, tregon se emancipimi i tij është thjesht fasadë. Së fundmi, Rama sot po sulmon opozitën si një plaçkë e vjetër politike, ndërkohë që oferta e tij qeverisëse po riciklon dhe legjitimon të kaluarën tonë të dhimbshme komuniste.

Deklarata e Ramës se synon të çojë për skrap LSI-në, është hipokrite, jo vetëm sepse fsheh rolin e tij në legjitimin dhe riciklimin e Metës, si në qeverisje edhe në Presidencë, por mbi të gjitha sepse vazhdon të riciklojë këtë fenomen mjaft negativ në listat e kandidatëve për deputete që u ofron shqiptarëve.

LSI përfaqëson kapjen dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve klienteliste me elektoratin pa asnjë dimension ideologjik, historik apo social.

LSI do të thotë reduktimi i politikës në pazar dhe i qytetarit në klient. Ndaj, ajo nuk mund të reduktohet thjesht te Meta apo Kryemadhi.

LSI është edhe Lefter Koka, edhe Nasip Naco, ministra dhe figura të rëndësishme të LSI-së. Sot, të dy janë kandidatë për deputetë të PS-së. Pra, për të çuar për skrap individët Meta dhe Kryemadhi, Rama po riciklon fenomenin LSI duke kandiduar dy nga simbolet më të rëndësishme të tij.

E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin seksist që Rama ndërmori kundër kandidates së PD-së, Grida Duma. Imazhi pornografik që Kryeministri përdori për të sulmuar një femër në skenën publike, nuk degradon Gridën, por imazhin emancipues dhe modern të vetë Kryeministrit. Ndaj promovimi që ai u bën kandidateve femra brenda qeverisë dhe partisë së tij duket më shumë si hipokrizi elektorale sesa politika të mirëfillta emancipuese.

Por nuk është vetëm maskilizmi që rrëzon imazhin që Rama do të projektojë si një politikan modern, i cili i përket së ardhmes përballë një opozite demode që i përket të kaluarës. Kandidimi i nostalgjikëve të komunizmit si Luljeta Bozo që udhëheq listën e Tiranës dhe një kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, tregojnë qartë se Rama po riciklon të kaluarën ndërsa na fton të votojmë për të ardhmen. /panorama/



5 Comments

  1. Nuk ka hipokrizi te Rames, pasi te gjithe e dime qe ne te vertete eshte nje njeri negativ.

    Rama ka qe ne ’98 qe ben fushate negative, aty eshte pika e tij e forte, te mari neper goje njerzit dhe ti fyeje.
    Nuk dihet te kete ofruar, sugjeruar, ideuar ose bere dicka pozitive ose qe te rrezatoje pozitivitet.

  2. Eshte rast unikal dhe i pashembullt jo vetem ne historine politike te shtetit shqiptar por edhe

    ne ate boterore qe te permblidhen tek nje njeri i vetem i veshur me pushtetin me te larte, te gjitha

    cilesite dhe veset me negative te njeriut. Eshte me te vertete e cuditshme se nga i buron gjithe ajo

    energji negativiteti, keqdashje e urrejtje per njerzit. Vetem ta shikosh kur flet,si i leviz syte sa andej

    ketej ne menyre tinzare sikur po kerkon te komunikoje me djallin.

  3. Kandidatja e PD, dy ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

    “Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.Ju te tre shkoni jepni para kesaj islamikes se pd dhe do behen i te pasur kur kjo te zgjidhe deputet,o kajsi ku e shikon seksizmin e rames ne rastin e grides,kur kjo grida vete me deshire ka masturbuar me fjale seksiste brenda ne sallen e kuvendit me babalen e pd,shikoje griden neper fushate po parakalon para ceceneve te pd me veshjet e modes se fundit per te kerkuar vota,kuj ja zjerr gjuhen grida,na e thuaj dhe pse e nxjerr??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *