• |
ide | kryesore

Lufta e Insagramit/ Këngëtarët “report” Vuçiçit për hartën e Kosovës me flamurin serb

-Instant, Arkiva, Paparazzi



Një fotografi e publikuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në të cilën shfaqej harta e Kosovës me flamurin serb ka shkaktuar reagime të shumta. Kanë qenë të shumtë personazhet publikë shqiptarë që kanë reaguar ndaj tij, mes të cilëve Young Zerka, Stresi, Noizy, Don Xhoni, Fifi apo Fjoralba Ponari.

Ata iu kanë bërë thirrje shqiptarëve që t’i bëjnë report postimit të tij. “Report shkaun e flliqt”, ka shkruar Don Xhoni. Ndërsa Young Zerka shprehet: “Vazhdoni të ëndërroni. Bota e di historinë dhe është e vetëdijshme për hartën, kështu që herën tjetër bëji kërkimet siç duhet. Dështak.”

Gjithashtu dhe Fjoralba Ponari apelon ndjekësit të saj t’i bëjnë report postimit të tij. “Të gjithë nga një report të vockël këtij karafilit”, shprehet ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *