• |
ide | kryesore

Masakër në Meksikë/ Kartelet e drogës vrasin në pritë 13 policë dhe hetues

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër masakër e karteleve të drogës në Meksikë. Në një sulm ndaj një karvani të forcave të rendit u vranë 8 policë dhe 5 hetues të prokurorisë në atë që u konsiderua si “lumë zjarri armësh”. Masakra është më e rënda që prej tetorit 2019, kur kartelet e drogës vranë në pritë 14 oficerë policie.

Ngjarja e së enjtes ndodhi pranë kryeqytetit Mexico City. Pas ngjarjes ushtarë, marina dhe Garda Kombëtare ka zbritur në zonë për kërkime nga toka e nga ajri.

Ende nuk ka sinjalizime se cila nga bandat apo kartelet ka kryer masakrën. Kjo zonë besohet se kontrollohet nga karteli “Guerreros Unidos”, që duket se është bërë aleat me grupin famëkeq “Jalisco” dhe atë “Arcelia”, që komandohen nga “Familia Michoacán”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *