• |
ide | kryesore

Meksikë/ Sulmohet patrulla e policisë, humbin jetën 13 persona

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 13 policë janë vrarë me armë zjarri nga një prite që u është bërë në Meksikë. Mediat e huaja kanë publikuar disa video që qarkullonin në rrjetet sociale ku dukeshin imazhet e tmerrshme të skemës së vrasjes së policëve.

Nga videot shihet makina e policisë e mbushur me plumba dhe një kamion, së bashku me trupat e oficerëve të shpërndarë përgjatë rrugës ose akoma brenda makinës.

Ministri i sigurisë për Shtetin e Meksikës, Rodrigo Martinez-Celis ka thënë se forcat e sigurisë janë sulmuar në mes të ditës nga anëtarët e dyshuar të bandës në zonën Llano Grande në komunën e Coatepec Harinas ndërsa po kontrollonte zonën.

Tetë nga oficerët e vrarë ishin polici e shtetit, ndërsa pesë të tjerë ishin policë të caktuar në zyrën e prokurorit të shtetit. Zona është në jugperëndim të Mexico City dhe rreth 40 milje (64 km) në jug të qytetit të Toluca, kryeqyteti i shtetit të populluar të Meksikës, i cili rrethon pjesën më të madhe të kryeqytetit.

“Ky sulm është një fyerje për shtetin meksikan. Ne do të përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mbështetjen e ligjit”, ka thënë ministri në një fjalim për mediat.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia e Gardës Kombëtare dhe forcat e armatosura po kërkojnë autorët nga toka dhe ajri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *