• |
ide | kryesore

NATO vendoset në kërkim të nëndetëses ruse të zhdukur prej syve të tyre

-Instant, Lajme, Planet



Rriten tensionet në klimën e “luftës së ftohtë” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Situata është bërë shqetësuese pas raportimeve që një nëndetëse ruse humbi, të paktën nga sytë e NATO-s.

Nëndetësja në fjalë është Rostov-on-Don”. Dhe, siç raportojnë mediat duke cituar burime nga Ministria ruse e Mbrojtjes, mjeti lundrues po dërgon informacion duke e vijuar misionin e saj si normalisht.

Në fakt, shtohet të më tej, forcat e NATO-s kanë një javë që po mundohen ta lokalizojnë prej një jave.

Sipas një artikulli të Moscow Times, gjashtë nëndetëse të Flotës ruse së Detitt të Zi janë nisur nga baza e tyre, ndërsa NATO vijon ushtrimet në rajon.

Ky zhvillim shkakton shqetësime të mëdha (për shkak të faktit se është gjithashtu “Dita e Nëndetëseve” në Rusi), duke pasur parasysh tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit, sidomos pas “episodit” të fundit të retorikës së ashpër mes presidentit Joe Biden dhe atij të rusisë Vladimir Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *