• |
ide | kryesore

Në prag zgjedhësh rritet punësimi në shtet, niveli më të lartë që nga 2005

-Instant, Lajme, Të fundit



Punësimi në administratën shtetërore ka përparuar dukshëm në tremujorin e fundit 2020, duke rezultuar i vetmi sektor me rritje të treguesit gjatë krizës pandemike. Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) .

Administrata shtetërore u zgjerua vetëm pak muaj  larg zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vendit. Në kundërt punësimi në sektorin e biznesit dhe në atë bujqësor ka rënë, referuar listë-pagesave. INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit në sektorin e biznesit dolën të papunë rreth 4600 persona, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon sektorit bujqësor që zë rreth 40 për qind të punësimit në vend  dolën të papunë mbi 13 mijë persona, referuar të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore. Të punësuarit në shtet përbënin 16% të totalit në fund të 2020-n, nga 15% një vit më parë.

Shqipëria hyn në vendet ish komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 reduktuan më tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim. Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.

Qeveria Rama 2 synoi të çonte më tej këtë reformë, pasi numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë. Por teksa numri i ministrive është ulur numri i njësive shpenzimeve publike dhe numri i të punësuarve në shtet është rritur gjithashtu.

Në një analize për strukturën e ekonomisë në vendet e Ballkanit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, thotë se, katër sektorë janë të një rëndësie të veçantë: tregtia e brendshme, industria, administrata publike dhe bujqësia. Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17 për qind të aktivitetit ekonomik. /Monitor



3 Comments

  1. Trimi nuk mund të mirëkuptohet dhe as të pranohet nga shumica e popullit, nëse nuk është i pasur dhe nuk ka vila këtu, aty dhe atje, madje me 4-5 WC në çdo kat, në mënyrë që, po qe në rrezik prej trimërisë së tepërt, të shkojë në më të afërmen hale për të shpëtuar shalët nga fëlliqja. Ai duhet të flasë gjithmonë kundër oligarkëve dhe duhet të betohet se në zgjedhjet e ardhshme populli duhet dhe do të marrë në dorë fatet e veta, duke siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij.

  2. Atëherë kjo do të thotë shpërdorim i parasë të taksa paguesve shqiptarë!!!Nuk egziston asgjë të pengojë harbutin të bëjë çtë dojë.Ligje për numrin e të punësuarve në shtet por për këtë ska ligje.Egziston në kontroll shteti që sfunksionon,ministri financash shërbim të partisë.Përfundimisht regjim kriminal.

  3. O burrrrrrrraaaaaaaaaaa yxhym pune per te tereeeeee
    Qellimi eshte qe thyejm ginesin , bashkia me e vogel te kete jo me pak se 1000 punonjes , kur ne realitet nuk duhen me shume se 30 te tille . Edhe pak dhe do hyjme ne histori si kombi me palaço ne bote . Edhe pak dhe vendet latine do na marrin si shmbull “begatie” dhe do e lene pas trafikun e kokaines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *