• |
ide | kryesore

Nëse e keni kaluar Covid, mos u shqetësoni për variantet e reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shpërndarë një studim amerikan sipas të cilit variantet e reja të COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer. Ai shprehet se nëse e keni kaluar infeksionin nuk duhet të shqetësoheni nga variantet e reja.

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmurë, gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.

Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: variantin e Wuhanit, variantin D614G (klasik), variantin Britanik, variantin Kalifornian. Pra, miqtë e mi: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi” – shkruan mjeku.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *