• |
ide | kryesore

Rita Ora, kritika nga PETA për pit bullin në klip

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora është kritikuar nga PETA (Organizata Botërore për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve) për paraqitjen e një qeni me veshë të prerë në klipin e saj të ri “Big”, i cili erdhi në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna.

Në mini-filmin e xhiruar në Bullgari, këngëtarja 30 vjeçare, ecën përgjatë një rruge para se një person i maskuar të shihet duke mbajtur pitbull me një zinxhir.

Drejtoresha e organizatës së kafshëve, Elisa Allen, u ka bërë thirrje personave të famshëm që të dekurajojnë praktikën ‘mizore’ ndërsa deklaroi: “Gjymtimi i kafshëve për kotësi është i papranueshëm”. Procedura, e njohur si ankorim, është në kundërshtim me ligjin në Mbretërinë e Bashkuar sipas Aktit të Mirëqenies së Kafshëve nëse nuk kryhet për arsye mjekësore, por aktualisht nuk është e paligjshme të importosh ata që janë gjymtuar tashmë nga vendet e tjera.

Mbrojtësja e kafshëve Elisa tha në një deklaratë për DailyMail: “Veshët e ‘qenve’ janë aty për një qëllim dhe ata duhet t’i përdorin ato si antena drejtuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *