• |
ide | kryesore

SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën: Burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla.

Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues, sipas news 24.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Lala, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.



7 Comments

  1. Ky eshte bishti kavadhit SPAK duhet te filloj hetimet nga Kryeministria dmth nga lart poshte per ti çuar te gjithe te korruptuarit prapa hekurave. Ndeshkimi i cironkave ne menyre selektive dhe partiake kundershtare te regjimit diktatorial ne fuqi nuk eshte zgjidhja. Ne kete rast kemi te bejme me SPAK nje partiak vegel qorre ne duart e Rames per te eliminuar kundershtaret politik.

    1. Ore neri. Avash mor burr me qet dhe me shtruar. Se si i thon asaj fjale, edhe roma nuk u ndertua per nje dit. Po edhe fillim i keq nuk mund te thuhet, se nuk kishim par kurr gjykatesa prokuror dhe krye prokuror. Ne bangen e te akuzuarve.
      Te presim dhe te flasim pak me von, me rradh dhe avash avash.

  2. Dy vjet burg dhe pese vjet nuk do punoj ne profesion. I vrane barkun. SPAK po tallet me fukarenjte, ky duhet denuar burg per jete. E gjithe pasuria ti shkoje popullit. Ah po, gjysma e pasurise se gjysmen tjeter e ka marre SPAK si shperblim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *