• |
ide | kryesore

(VIDEO) 813 gjoba në 24 orë për shkelje të masave anti-Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjoba 813 shtetas, për moszbatimin e masave anti-Covid.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 705 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



1 Comment

  1. Karandashi eshte nje gazete statistikore e; aksidenteve, vrasjeve, gjobave, vjedhjeve,…… dhe gjithe peversiteteve te mbare kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *