• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Administrata po fryhet nga mbipunësimet në këmbim të votës

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ditën e sotme shqetësimin për rritjen e punësimeve para zgjedhjeve në administratë shtetërore. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook’, kreu i shtetit shkruan se rritja ka kapur kulmin duke shënuar një rekord që në 2015, ndërsa shton  se të gjitha janë punësime elektorale fiktime të përkohshme në këmbim të votave, për zgjedhjet e 25 prillit.

“Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm. Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore. Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.”- shkruan Meta.

Nga ana tjetër Presidenti shprehet i bindur se më 25 prill shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin historik, sipas tij për të ndëshkuar degradimin e administratës dhe për të realizuar lirinë e shtetit.

 



3 Comments

  1. Leket qe nuk po harxhohen per kulla shumkateshe,jane gati per 50 mijlekshat e votave si me 2013 dhe 2017 n’Shkoder.
    Popull hapi syte!
    Ky qe flet asht i sigurte,sepse ne 2013-ten,bashke me PS-ne,e kane praktiku’ kete masivisht,n’Shkoder dhe n’qytete e fshatra te tjera te Shqiperise!
    Fatkeqsisht duhet t’i besojme keti gjysmemuti te Edvin ShkerdhRames.
    Zgjidhni te keqen ma te vogel,sepse pak dallim kan nga njeri tjetri!

  2. Sot u kujtove o z.President ? Ne kemi kohe qe po ulerijme o president .
    Jeni bere si ai gomari qe dhembet e luanit po e shqyenin dhe ai thoshte beje Zot enderr .
    Prit se nuk keni pare gje akoma .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *