• |
ide | kryesore

Breshëri kallashnikovi, shihni është bërë makina e ushtarit të Lul Berishës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kallashnikov është gjetur në një makinë të djegur këtë mëngjes në Sukth të Durrësit, pak kilometra larg vendit kur persona të panjohur ekzekutuan Edmon Koçin i njohur si Mond Çekiçi. Dyshimet janë se arma dhe makina në fjalë janë përdorur nga vrasësit për t’i marrë jetën Çekiçit në një pritë të organizuar pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës në orën 8:40.

Në pamjet e mëposhtme shihen gjurmët e breshërisë së plumbave mbi xhamin e pasagjerit të parë, ku ishte ulur Çekiçi, ndërsa shoferi i tij ka shpëtuar .

“Mond Çekiçi”, po udhëtonte me mjetin e tij, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën rreth orës 08.40 të mëngjesit të sotëm. Ky ka qenë edhe moment që shoferi i tij ka dalë nga mjeti për të parë se çfarë po ndodhte, por ndërkohë autorët e krimit kanë shkuar dhe kanë qëlluar shënjestrën e tyre duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë autorët pasi janë larguar nga vendngjarja, pak kilometra larg vendngjarjes, në Sukth, i kanë vënë zjarrin makinës me të cilën kryen atentatin.

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së Brendshme të botuar në vitin 2016, thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

 



6 Comments

  1. Rrofte Ripjerdhja Mavi qe erdhi me te madhe ne 2013. E mbani mend o njerez?! Do na iluminonte se ishim ne erresire te plote 30 vjecare!!

    E ku ka me bukur, nga nje ane fasada shume ngjyrshe alla-LGBTYZZH, nga ana tjeter kercet AK47 sheshit. 2021, Shqiperia qe donim dhe enderronim.

    Faleminderit o stani mavi, na mbushet me oksigjen!

    1. Rrofte Sali Berisha qe hapi depot e armeve dhe armatosi gjithe kriminelet dhe kur e pyeten per krimin qe po bente tha tekstualisht:
      “Pse cfare ka ketu per tu shqetesuar?!Edhe populli i Zvicres eshte i armatosur”.

  2. Berisha armatosi popullin.Te gjitha bandat nga jugu ishin vetem nje nga veriu Haklajt.Piramidat jane indiktuar nga perendimi ne shume vende ish komuniste si Rumani, Bullgari etj. Kush ishte Berisha qe ti thoshte jo.Jeni mesuar ta merrni pushtetin me gjak si 97 dhe 21 janar vetem keshtu vine komunistet ne pushtet.Poshte Rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *