• |
ide | kryesore

“Çfarë ke?” Shoferi i Mond Çekiçit i pa autorët e atentatit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Atentatorët i kanë prerë rrugën të fortit të Durrësit, Edmond Keçi. Keçi alias Mond Çekiçi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij bashkë me shoferin. Rreth orës 08:40, makina po lëvizte pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Në këtë moment një makinë i ka prerë rrugën, ndërsa ka dalë shoferi i Keçit për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit” duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana tjetër mësohet autorët nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se shkak për vrasjen e Keçit është bërë e kaluara e tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *