• |
ide | kryesore

Hetimet/ Si u ekzekutua miku i Lul Berishës në atentatin mafioz në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Durrësi, zona elektorale ku kandidon vetë kryeministri i vendit, u trondit mëngjesin e së hënës nga një tjetër ekzekutim mafioz. Menjëherë dolën në sipërfaqe emrat e zakonshëm të bandave kriminale që “mbretërojnë” në këtë qytet. Viktima e radhës është Edmond Koçi, 43 vjeç, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në lagjen 16, pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.

Si ndodhi ngjarja

Dëshmitarët thanë se dëgjuan 2 breshëri kallashnikovi. Autorët i prenë rrugën me makinë, furistradës Mercedes Benz ML të Koçit. Shoferi, mik i viktimës doli nga automjeti dhe iu drejtua me fjalët: “Ça ka?”. pory nga makina tjetër kanë dalë 2 persona të armatosur. Të dy kanë qenë të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Ata kanë hapur zjarr ndaj Çekiçit duke e lënë të vdekur në vend. Është e paqartë se si shoferi mundi t’u shpëtojë plumbave.

Policia e Durresi ka shoqeruar mbi 20 persona lidhur me vrasjen e Edmond Koçit, mes tyre edhe shoferin e viktimës, ky i fundit deshmitare okular në momentin e ekzekutimi.

Lapsi.al mëson se në dëshminë që ai ka dhënë para hetuesve ka thënë se pasi i prenë rrugën me makinë, autorët janë afruar në anën e pasagjerit, ku po qëndronte Edmond Koçi. Ai ka sqaruar se ai doli nga makina të kërkonte sqarime, por autorët pasi shkëmbyen pak fjalë e kane qëlluar me breshëri automatiku, kur viktima mbylli derën.

“Sapo dëgjova të shtënat ne panik e sipër jam larguar nga automjeti në rrugicën ngjitur. Nëse do të qëndroja aty do të më vrisnin edhe mua. Nuk i njoh personat që qëlluan dhe as kam dijeni nëse Mondi kishte apo jo konflikte me persona të tjerë. Ne njiheshin prej pak kohesh dhe nuk jam në dijeni te konflikteve apo mosmarrëveshjeve që mund të kishte” – ka thënë shoferi para hetuesve.

Ajo që ndodhi më pas është e njohur. Autorët e braktisën makinën në afërsi të Sukthit ku i vunë flakën bashkë me armën kallashnikov që përdorën në krim. Makina e tyre “Benz” i zi ishte me targa të vjedhura në Tiranë.

Hetimet

Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit. Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit dhe janë pyetur nëse kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë. Mes tyre janë të afërm, rreth shoqëror dhe familjarë.

“Mond Çekiçi” ishte shoku i ngushtë i Edmir Bregut, nga Kukësi, i cili gjithashtu është ekzekutuar dy muaj më parë, më 24 janar të këtij viti, me breshëri kallashnikovi. Edhe miku i tij i ngushtë kishte dy emra, pasi njihej edhe si Ilir Kuçi, ai po udhëtonte me makinën “Porsche Cayene” kur u ekzekutua dhe është vrarë afërsisht në të njëjtin vend ku u vra sot Mond Çekiçi.

Dyshohet se vrasjet janë të lidhura me njëra tjetrën dhe vijnë si pasojë e pazareve të prishura mes grupeve kriminale në Durrës. Edhe këtë herë, policia ngriti pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës, por pa asnjë rezultat.

Kush është viktima

Edmond Koçi konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë. Ai renditej si një anëtarët aktivë të ish-bandës së Durrësit të Lulzim Berishës. 40-vjeçari është dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në maj 2009, ai u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Denoncimi i Berishës 3 vite më parë për Mond Çekiçin: Si e bëri gruan drejtoreshë në Durrës

Vrasja e ushtarit të Lul Berishës në Durrës 20 të shoqëruar nga policia

Breshëri kallashnikovi, shihni është bërë makina e ushtarit të Lul Berishës (VIDEO)

“Çfarë ke?” Shoferi i Mond Çekiçit i pa autorët e atentatit (VIDEO)



11 Comments

  1. aty ku nuk hyn bindja, të përdorim dhunën”, ka nisur të bëhet refreni i fushatës të kësaj opozite të çoroditur.Programi i saj u sfumua shpejt, pasi shqiptarët nuk kanë kohë të merren me dënglat e premtimet qiellore të kryetari të Partisë Demokratike. Por më flagrante, gënjeshtrat e Lulzimit bëhen kur shikon se si KQZ-ja, i nxjerr emra të hetuar dhe penalizuar, që ai ka futur në listat e kandidatëve për deputet. Ai që deri dje deklaronte se “Rama ka mbushur Parlamentin me të dënuar”, sot nxirret zbuluar nga KQZ-ja

  2. VAZHDONI HANI 3D O QELBESIRAT E BODRUMEVE SE JU PAGUAN SHTETI ME TAKSAT TONA,ESHTE SHTUAR PRAPE ORGANIKA E URIAH FIKUT DHE ED GOMARIT

  3. E mbani mend Nuel Kalajn? Një personazh që një komision parlamentar publikoi dokumentet se ishte ndërmjetësi për shitjen e OSHE tek kompania çeke CEZ, e që kishte tërhequr në vitin 2009 brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

    Njeriun që mbante kontakte dhe kishte miqësi me djalin e kryeministrit të kohës Sali Berisha?

    Në këtë fushatë, qytetari i Kosovës nga Rrafshi i Dukagjinit, është shpërndarësi më i rregullt i postimeve të Partisë Demokratike, sidomos ato që sulmohet egër qeveria. Thuajse të gjitha postimet e tij, Kalaj, i cili duket se është edhe përkrahës i zjarrtë i Ramush Haradinajt, i bën share fushatës së kandidatëve të PD-së, Agron Shehajt, Flamur Hoxhajt etj.Koli kujdes Haloperidolin ta tendon situaten

  4. Revista prestigjioze Forbes i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, që e cilëson si “një vend i jetës së ëmbël”.

    Artikulli vijon me zbulimin e Tiranës, për të cilën Forbes e cilëson një kryeqytet dinamik, me energji rinore, dhe një arkitekturë që ruan traditën dhe modernen. Një vëmendje të veçantë merr ish-Blloku, sheshi Skënderbej apo faktet që dëshmojnë të kaluarën diktatoriale.

  5. Me tej Forbes vazhdon me bemat e Ram Rrupmalle dhe Uriah Fikut. Dy prijes me karakter qe po e bejne Shqipen si Zvicra, thuhet ne artikull. Ju duhen edhe 5 vjete qe ta bejne me te lumtur se Danimarka. Ne fund artikulli ju ben thirrje Shqipove qe mos ta hubqsin rastin per tu lumturuar perjetesisht.

  6. Kandidatja e PD, dy ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

    “Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.Dilni shpellkare e cecene byrektore jepni sot 1000 lek dhe do fitoni neser 1 milion lek,Sudja e re po lind ne grupin parlamentar te pd partia qe krijoje suden xhaferrin vehbiun dajen e gruas se lulzimes,Sudja e re do ju beje te pasur dhe do ngrifeni neper kafe dhe do thoni nuk ka si lulzim salih basha

  7. Lulzim Basha i ka kërkuar aleatit të tij politik, Avdullah Hoti, që të pengonte vaksinimin e mjekëve nga Kosova, nga frika se do të përfitonte politikisht Edi Rama.

    “Këto vaksina do të jepeshin shumë më herët, sikur mos të bëhej pengesë neglizhenca e pakuptueshme e institucioneve në Kosovë.

    Ndikuar edhe nga opozita në Shqipëri dhe lufta politike parazgjedhore, u krijua një pakt malicioz Basha-Hoti, nga frika e marketingut që do përfitonte Rama po u vaksinuan mjekët nga Kosova.O kryqi shko paguaj para per islamike e lulzim salih basha

  8. Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *