• |
ide | kryesore

Identifikohet autori i plagosjes së vëllezërve Doçi në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi, 23 dhe 30 vjeç në fshatin Bardhaj.

Blutë e këtij qyteti kanë shpallur në kërkim një person me iniciale B.P. si autor të dyshuar të krimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.45 autori hapi zjarr ndaj vëllezërve Doçi. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mbeten të paqarta motivet e krimit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kandidatja e PD, dy ditë më parë ka publikuar në faqen e saj të facebook thirrjen së bashku me numrat e saj personalë të llogarive bankare ku kërkon që gjithkush që dëshiron të dhurojë para për fushatën e saj elektorale. Ajo shkruan se është duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

    “Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit. Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona. Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision! Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *