• |
ide | kryesore

KQZ merr në shqyrtim padinë e PD për heqjen e 69 kandidatëve nga listat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike për skualifikimin e 69 kandidatëve nga lista. Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa.


KQZ i hoqi nga listat një pjesë të kandidatëve PD-së pasi sipas këtij institucioni duhet të jenë 153 kandidatë në garë. Edhe pas korrigjimit të listave, PD dërgoi 69 kandidatë më shumë të cilët u hoqën me vendim të KQZ.


Njoftimi i KQZ

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa.

3 Comments

  1. Revista prestigjioze Forbes i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, që e cilëson si “një vend i jetës së ëmbël”.

    Artikulli vijon me zbulimin e Tiranës, për të cilën Forbes e cilëson një kryeqytet dinamik, me energji rinore, dhe një arkitekturë që ruan traditën dhe modernen. Një vëmendje të veçantë merr ish-Blloku, sheshi Skënderbej apo faktet që dëshmojnë të kaluarën diktatoriale.

  2. Nuk e kuptoj pse i hoqën!!Apo do të tregojë se janë të gjithë socialistë.Dhe shof që merret vetëm me opozitën.Po me kriminelat e PS pse s’merren!! S’kanë b…e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu