• |
ide | kryesore

Pioli kërkon ndjesë për reagimin ndaj Solskjaer: “Më vjen keq, nuk do të ndodhë më”

-Instant, Sport



Episodi që e pa atë duke diskutuar me Solskjaer në fund të ndeshjes me United i befasoi të gjithë, duke ditur stilin e Stefano Piolit. Dhe në fakt, pa humbur kohë, trajneri i kuqezinjve i besoi Agjensisë së lajmeve ANSA ndjesën e tij: “Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më. I bëra komplimentat trajnerit të Mançesterit, isha i zemëruar me ndihmësin e tij”. Sipas asaj që është mësuar, momenti i nervozizmit të Pioli ishte i lidhur me sjelljen e ndihmësit të Solskjaer, i cili mbajti topin disa herë në anësore, duke humbur kohë të çmuar.

Shprehjet fyese të Piolit kanë bërë xhiron e mediave sociale në një video, e cila është bërë virale, që tregon teknikun ndërsa largohet nga fusha e lojës, pasi përshëndeti Solskjaer, në fund të ndeshjes që dekretoi eliminimin e Milanit nga ‘Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *