• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Kush janë vëllezërit që qëlluan me armë në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet në Shkodër. 2 persona janë plagosur nga breshëritë e armëve në fshatin Bardhaj. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 19.45 kur në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Marjan Doçi, 23 vjeç dhe Hot Doçi, 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. E mbani mend Nuel Kalajn? Një personazh që një komision parlamentar publikoi dokumentet se ishte ndërmjetësi për shitjen e OSHE tek kompania çeke CEZ, e që kishte tërhequr në vitin 2009 brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

    Njeriun që mbante kontakte dhe kishte miqësi me djalin e kryeministrit të kohës Sali Berisha?

    Në këtë fushatë, qytetari i Kosovës nga Rrafshi i Dukagjinit, është shpërndarësi më i rregullt i postimeve të Partisë Demokratike, sidomos ato që sulmohet egër qeveria. Thuajse të gjitha postimet e tij, Kalaj, i cili duket se është edhe përkrahës i zjarrtë i Ramush Haradinajt, i bën share fushatës së kandidatëve të PD-së, Agron Shehajt, Flamur Hoxhajt etj.Bandat e VoltanaMolotov i ka thirrur per terror per llogari te lulzim salih basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *