• |
ide | kryesore

Video/ Bayern me 10 lojtarë i bën katër Stuttgart në 21 minuta: Haaland shpëton Dortmund

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 26 të Bundesligës, një Bayern Munich i pandalshëm shkëputet në +4 ndaj Leipzig falë një 4-0 të çmendur kundër Stuttgart. Bavarezët mbeten menjëherë me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të të kuq të Davies, por Gnabry e tri golëshi i Lewandowski i rregullojnë gjërat tashmë në mesin e lojës. Vetëm 2-2 në Këln për Borussia Dortmund, që humbet terren në zonën e Champions League ndaj Wolfsburg (fitues 1-2 në Bremen) dhe Eintracht Frankfurt (5-2 ndaj Union Berlin).

BAYERN MYNIH-STUTTGART 4-0
Ajo në Allianz Arena është ndeshja perfekte për të shpjeguar dominimin e Bayern Munchen mbi shumicën e klubeve të Bundesligës. Në fakt, pas 12 minutash bavarezët mbeten me dhjetë për shkak të përjashtimit të Davies, me ndeshjen e pasdites që u duk e komplikuar. Nuk mund të gjykohej më gabim, megjithatë, sepse 300 sekonda më vonë Lewandowski e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave pas një asist të Gnabry, i cili dyfishoi në kënd në minutën e 22 me ftesën e bashkatdhetarit Sané. Dukej sikur Stuttgart kishte një lojtar më pak, aq më tepër kur polaku shënon dygolëshin e tij, në krosimin e Muller. Ndeshja është pothuajse e mbyllur, por për ta vulosur fare shërbeu një silurë e Lewandowski që mbylli qarkun e 4-0 në 22 minuta. Pjesa e dytë është pak më shumë sesa një seancë stërvitore, Bayern tashmë e ka kaluar testin e handikapit dhe sulmuesi polak gjithashtu ka kohë për të humbur golin e mundshëm të shuplakës: Leipzig kështu kthehet në -4.





KOLN-BORUSSIA DORTMUND 2-2
Duhet të bëjë gjithcka Haaland dhe madje sërisht nuk mjafton. Borussia Dortmund merr një pikë të vogël në shtëpinë e Këlnit vetëm në fund dhe humbet sërisht terren në rrugën drejt një kualifikimi për Ligën e Kampionëve. Në RheinEnergieStadion duhen më pak se tre minuta që xhevahiri norvegjez të përfitojë nga një filtër i shkëlqyeshëm nga Emre Can dhe të kalojë verdhezinjtë në avantazh, por ndeshja shumë shpejt rezulton të jetë më e komplikuar nga sa pritej. Miqtë shtynë përpara pa gjetur dyfishimin dhe në minutën e 36 Duda shndërroi një penallti, duke sjellë gjithçka përsëri në ekuilibrin fillestar. Borussia kështu u detyrua të bënte llogaritë me një tjetër ndeshje të vështirë për t’u zbërthyer dhe në minutën e 20′ të pjesës së dytë një goditje e fuqishme nga Jakobs madje përfundoi përmbysjen e Këlnit. Ndërsa koha kalonte, Haaland e kuptoi se duhej t’i bënte të gjitha vetë edhe një herë, dhe në dhjetë minutat e fundit goditi me kokë shtyllën, goditi pak mbi traversë dhe në minutën e 90 gjeti më në fund golin e barazimit duke shfrytëzuar asistin e Knauff.




WERDER BREMEN-WOLFSBURG 1-2
Fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe vendi i tretë me synim Evropën, që është i blinduar. Wolfsburg bën goditjen në Weserstadion të Bremen në pjesën e parë dhe kështu vazhdon të befasojë parashikimet para-sezonale me qëndrueshmëri, duke shfrytëzuar gabimet e të tjerëve. Këtë herë në favor të miqve ka edhe një dorë fati, sepse pas nëntë minutash Sargent bëri një gabim të rëndë, duke devijuar me kokë në portën e tij në një përpjekje për të shmangur rrezikun. Për vendasit, pra, është një ndeshje në ngjitje që bëhet edhe më problematike në minutën e 42: rrëmujë difensive me topin që përfundoi mes këmbëve të Weghorst, i cili dyfishoi. Rikthimi i Werder erdhi në fund të fraksionit nga Mohwald, i aftë për të cuar në rrjetë një top të mbetur në zonë. Shansi i fundit për barazim është në këmbët e Selke, por para tij është një Casteels i shkëlqyer që mbrojti tre pikët e çmuara jashtë fushës.



EINTRACHT FRANCKFURT-UNION BERLIN 5-2
Dëshira për Ligën e Kampionëve është e madhe dhe kthimi tek fitorja pas 3 javësh barazime e humbje i jep akoma më shumë shije kualifikimit Evropian të Eintracht Frankfurt. Me fitoren ndaj Union Berlin, kuqezinjtë shkuan në +4 ndaj Borussia Dortmund dhe u kthyen në garë me vendosmëri. Ndeshja u hap me rastë nga të dy ekipet: pas më pak se tre minutash André Silva udhëhoqi vendasit drejt avantazhit, ndërsa në të 7′ Kruse gjeti këndin për të barazuar rezultatin. Skuadrat vazhdojnë të kërkojnë avantazhin gjatë gjithë pjesës së parë, por në të 36’Andrich nuk u kuptua me portierin e tij Luthe dhe lejoi topin të përfundonte në portën e tij dhe tre minuta më vonë Kostic shënoi edhe golin e 3-1. Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse shëmbja e Union lejon André Silvan të shënojë pokerin. Në shtesë një goditje e shkëlqyer me kokë nga Kruse shkurtoi distancën, por në pjesën e dytë kryeqytetasit nuk kanë forcë për të reaguar, me Zuber në të 92′ që përfundoi shuplakën: Eintracht është ende i pamposhtur në shtëpi që nga fillimi i sezonit.







GERMANY – BUNDESLIGA
1. FC Köln 2 – 2 Borussia Dortmund
Bayern Munich 4 – 0 VfB Stuttgart
Eintracht Frankfurt 5 – 2 Union Berlin
Werder Bremen 1 – 2 Wolfsburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *