• |
ide | kryesore

Video/ Nën dy gola, Bolonja reagon si skuadër e madhe, Mihajlovic: “Në pjesën e parë ta shpifnim”

-Instant, Sport, Video



Crotone kryen vetëvrasje në pjesën e dytë pasi ishte dy gola në avantazh pjesën e parë. Golit të Messias në një goditje dënimi iu shtua penalltia e Simy, që u duk se mbylli ndeshjen. Në fillim të pjesës së dytë, zëvendësimet e Mihajloviç ndryshuan gjithçka. Soumaro shënoi i pari, pastaj Schouten gjeti barazimin. Skov Olsen mendoi në fund të ndeshjes për t’i dhënë tre pikët Bolonjës. Cosmi kështu e gjen veten të befasuar dhe në një situatë pothuajse të kompromentuar në renditje.


“Në pjesën e parë ta shpifnim, në të dytën ndryshuam modulin dhe vendosëm lojtarë të tjerë në fushë. I thashë lojtarëve se nëse do të arrinim të mos pësonim më, nuk do ta humbnim ndeshjen. Dhe kështu ishte”. Kjo është ajo që deklaroi trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic pas suksesit me përmbysje kundër Crotones. “Në pjesën e dytë djemtë bënë mirë, duke rikuperuar nga 2-0 në 2-3 duke patur edhe 3-4 mundësi të tjera për të bërë një rezultat edhe më të thellë – vazhdoi ai në Sky – Por ne nuk mund t’i kemi këto ulje e ngritje, kjo sigurisht që është çështje mendjeje dhe mentaliteti”. “Është e vërtetë që kemi pësuar gol në një gjysmë rasti, por nuk kemi bërë asgjë, nuk krijuam asgjë – shtoi ai – Ishim shumë të ngadaltë, pa personalitet. Në gjysmën e dytë djemtë që u futën në lojë bënë diferencën, kjo më bën të lumtur. Futbolli nuk luhet me njëmbëdhjetë por me njëzet e tre. Sot ata që hynë bënë mirë”.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *