• |
ide | kryesore

Gjashtë trofe në një vit e kontratë deri në 2023, presidenti i Bayern mesazh DFB: “Do t’i shkojmë deri në fund”

-Instant, Sport



Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Mynih, nuk ka asnjë arsye për ta lënë rë lirë Hansi Flik, trajneri që ka fituar gjashtë trofe në një vit, ndërsa emri i tij është pjesë e listës së kandidatëve për të zëvendësuar Joakim Low në pankinën e Gjermanisë pas Kampionatit Europian. “Nuk është një opsion”, siguron presidenti i bavarezëve për gazetën gjermane “Die Velt”. “Kemi të gjithë interesin e vëmendjen për ti shkuar deri në fund të kontratës, që përfundon më 2023. E kam thënë dhe nënvizuar këtë gjë pa asnjë shtesë e pa patur dyshime”.

Ato që e turbullojnë periudhën e jashtëzakonshme të kampionëve të botës janë raportet e nxehta mes vetë Flik dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamixhiç. “Do t’i quaja mbi të gjitha probleme të brendshme të familjes dhe, nga kjo pikëpamje, duhet të bëjmë kujdes dhe të mos bëjmë më keq se familja mbretërore e Anglisë”, ironizon Rummenigge.

Në kampionat, Bayern i Mynihut ka fituar të shtunën 4-0 ndaj Shtutgartit, ndërsa tanimë është kualifikuar në raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve, atje ku më 6-7 prill dhe 13-14 prill do të ketë përballë Paris Saint Germain. Gjithnjë me dëshirën për të qenë përsëri fitues i Ligës së Kampioneve, por në të njëjtën kohë me Flik në pankinë për një periudhë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *