• |
ide | kryesore

Hapet qarkullimi në Qafë-Plloçë, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Hapet qarkullimi në Qafën e Plloçës pas 1 ore bllokim. Borëpastrueset kanë ndërhyrë për të bërë pastrimin e këtij aksi, ndërkohë që policia ka lejuar qarkullimin normal të automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i bën apel qytetarëve që të lëvizin në këtë aks rrugor duke i pajisur automjetet me zinxhirë dhe goma dimri.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. Kontraktorët kanë qenë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *