• |
ide | kryesore

I moshuari hidhet nga ura në Përmet/ Policia: Po punojmë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 60-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ura në hyrje të qytetit.


Policia njofton se viktimë është shtetasi S. D., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.


Policia:

Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu