• |
ide | kryesore

Ulja e temperaturave sjell reshje dëbore e problematika në zonat malore të Skraparit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ulja e menjëhershme e temperaturave gjatë 3 ditëve të fundit, deri në minus disa gradë në zonat malore dhe reshjet e dëborës kanë sjellë një sërë problemesh në qarkun e Beratit.

Fshatrat e njësisë administrative Potom dhe Gjerbës janë pothuajse të izoluar për shkak të dëborës, ndërsa fshatrat e Tomorricës ndodhen nën pushtetin e errësirës për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej disa orësh. Burime pranë Bashkisë Skrapar bëjnë me dije se, rreshjet e dëborës gjatë natën së djeshme e ditës së sotme kanë izoluar disa zona të fshatit Gjerbës si dhe fshatrat Leshnje e Gradec, ndërkohë që janë të pakalueshme akset Gjerbës-Qafë Dëvri-Potom.

Rrugët e këtyre zonave janë tepër të shkatërruara dhe kjo e bën edhe më të vështirë mirëmbajtjen e tyre. Fshatrat në zonat e Skraparit janë lënë pothuajse të gjitha në harresë dhe izolim dhe reshjet e borës gjatë stinës së dimrit e bëjnë edhe më të vështirë jetën e banorëve të këtyre zonave. Ndërsa e në zonën e Tomorricës stuhia e borës ka lënë pa drita 8 fshatrat e kësaj zone për shkak të këputjes së linjave elektrike nga stuhia.

Mësohet se po punohet për të zhbllokuar nga bora akset kryesore të këtyre zonave rurale ndërsa një brigadë e OSHEE-së ësht nisur për riparuar problemet e energjisë elektrike në zonën e Tomorricës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *