• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi ‘mbytet’ në Ballsh: Ndreca dygolësh për shpëtimin, Josa jashtë objektivave

-Instant, Sport, Video



Dygolëshi i Ndrecës në një fushë të përmbytur e shumë të vështirë për tu luajtur i shkakton Kukësit ndeshjen e gjashtë pa fitore radhazi, duke e nxjerrë skuadrën e Josës nga cdo objektiv. Rezultati i tretë pozitiv radhazi e suksesi i dytë në seri për Bylis, që me 2-1 ndaj Kukësit ndez sinjalin e mbërritjes për Kastriotin, që nuk mund të jetë më i sigurtë në zonën e shpëtimit.

Blutë e përqendrojnë lojën tek Eze, e sulmuesi i fortë fizikisht e bën prezencën e tij të ndihet, por gjen gjithnjë në rrugën e tij Qirkon. E atëherë diferencën e bën Ndreca, që zgjidhi në mënyrën më të mirë, një kaos në zonë, me të majtën që përfundoi në rrjetë. Me gjithë sistemet të dala jashtë funksionit nga fusha, edhe fati i vihet kundër Kukësit. Nuk shpjegohet ndryshe trajektorja e krosimit të Ndrecës në të 45 që përfundoi në rrjetë, duke befasuar portierin, që vetëm mund të nxirrte topin për herë të dytë nga porta.

Kukësi u mundua ti bënte ndryshe gjërat pas rifillimit e goli i Kurdic në të 53 krijoi idenë se Josa mund ta përmbyste situatën. Por në fakt nuk ishte kështu, ndoshta edhe sepse ritmi kishte rënë me lojtarët të ezauruar fizikisht. Tentativat e fundit kuksiane nuk sollën golin e barazimit, duke lënë në fuqi një tjetër fitore për Dovedan, që e sheh veten 4 pikë nga zona e shpëtimit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *