• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Torino: Gaich i ‘shkul’ titullin Juventusit

-Instant, Sport, Video



E pabesueshme ajo që ndodhi në Torino: një gol i Gaich i dhuron fitoren 1-0 Beneventos në fushën e një Juventus që u nis për të tentuar rikuperimin e ndërkohë përfundoi ti jepte lamtumirën virtuale ëndërrës për rikonfirmimin kampion. Pirlo nuk arriti të gjente zgjidhjen e duhur, Ronaldo ishte gjatë i përgjumur dhe u zgjua vetëm në fund, por portieri Montipò priti gjithcka të pritshme, duke i dhuruar tre pikët Inzaghit.

Futbolli di të jetë i pamëshirshëm, di të dënojë një gabim e të kryqëzojë një lojtar që për një orë kishte bërë mirë, në mos më shumë. Arthur në një situatë të qetë në zonën e mbrojtjes, e pason topin në qendër sikur të mos ketë luajtur kurrë futboll. Gaich përfitoi dhe mposhti Szczesny me një goditje perfekte. Fitore befasuese por jo krejtësisht e pamerituar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *