• |
ide | kryesore

Video/ Gol në shtesë: Hoxhaj shpëton Brdaric dhe kthen Vllazninë në krye

-Instant, F1, Sport, Video



Një gol në shtesë të plotë mjafton për të entuziazmuar Vllazninë, pas kualifikimit të vështirë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët rikthehen në vendin e parë, duke marrë frymë lirisht pas një periudhë shumë delicate për kuqeblutë. Brdaric mban fort pankinën, vetëm falë golit në të 92 të Hoxhajt, që mposhti Kastriotin dhe konfirmohet shënuesi më i mirë i shkodranëve.

Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë dhe shkodranët vuajtën shumë gjatë gjithë ndeshjes, me Kastriotin të vendosur mirë në fushë. Skuadra e Ndreut kishte disa raste për shënim, por nuk ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Presioni që ishte mbi kuqeblutë u ndje në mosfunksionimin e mekanizmit të Brdaric, që kryente volum loje, por pa arritur ti bënte keq krutanëve.

Pikërisht atëherë kur askush nuk besonte më, ishte Ardit Hoxhaj, i cili pas një krosimi nga Arsid Kruja nga goditja e këndit, me kokë mposhti portierin Hidi. Pas golit Vllaznia u vendos mirë në prapavijë dhe ia doli të ruajë avantazhin në minutat e fundit. Me këtë fitore shkodranët marrin vendin e parë me 45 pikë, pas humbjes së Laçit ndaj Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *