• |
ide | kryesore

Video/ Mazrekaj i shënoi nga këndi, por Tirana i heq vendin e parë Laçit: Celhaka e Ismajlgeci dëshpërojnë Duron

-Instant, Sport, Video



Laci ende nuk e beson: kreu nuk është më i tyre, pasi dolën të mundur në shtëpi 1-2 nga Tirana në javën e 25 të Kategorisë Superiore. Shpëtim Duro vuan mbi të gjitha lodhjen fizike për kualifikimin pas 120 minutave në mesjavë kundër Partizanit. Një fitore e artë për skuadrën e Orges Shehit, që e sheh veten në vendin e 5 me 38 pikë, duke tentuar të futet në zonën e Europa League.

Pa Turkaj, Xhixha e Nuabueze, kurbinasit vuajtën shumë dhe e panë veten në disavantazh në golin e Çelhakës në minutën e 24, duke përfituar nga një markim jo i mirë i Lushkjas, në zhvillimet e një goditje këndi. Bardhezinjtë reagojnë dhe shtyhen përpara në kërkim të barazimit, që vjen 5 minuta nga fundi i pjesës së parë me të zakonshmin Mazrekaj. Kosovari realizon direct nga këndorja duke e bërë portierin Lika të bëjë figurë të keqe.

E megjithatë Ismailgeci vendiosi ndeshjen në minutën e 78, duke gjetur këndin e pambuluar të portierit të Lacit. Një fitore që e mban Lacin të ndalur në 44 pikë, ndërsa bardheblutë afrohen 6 pikë larg, duke i dhënë jetë një beteje të etheshme për Europën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *